Përse në Shqipëri nuk ka mësues të pasur? Nga Shaban Murati
“Kush duhet t’i përgjigjet pyetjes hamletiane apo migjeniane: Përse në Shqipëri nuk ka mësues të pasur, por ka prokurorë dhe gjyqtarë të pasur? Këtu fillon dhe mbaron morali dhe përmbajtja e shtetit dhe e shoqërisë”, opinion nga shkrimtari dhe profesori Shaban Murati.
Një artist i njohur shqiptar, bashkëqytetari im, shumë i suksesshëm në skenat europiane dhe që jeton në Europë, shkruante për ndarjen nga jeta në Shqipëri të xhaxhait të tij mësues dhe theksonte me dhimbje ikjen e tij “thuajse në varfëri të plotë”.
Artisti jepte konkluzionin tronditës se “kur një mësues “përfundon kështu”, diçka thelbësore moralisht shkon keq në atë vend”.
Në vend që shteti t’u japë piedestalin e nderimit dhe të trajtimit mësuesve. Nuk e di pse ka shqetësim vetëm të rrisë dhe të ruajë pasuritë e paligjshme të prokurorëve dhe të gjyqtarëve.
Ky bazament i deformuar moral e ka çuar shoqërinë shqiptare në këtë disproporcion humbës. Shoqëritë e zhvilluara demokratike e kanë zbatuar me kohë atë, që thotë i famshmi Nelson Mandela se “arsimi është arma më e fuqishme, me të cilën ju mund të ndryshoni botën”.
Natyrisht një shoqëri dhe një shtet i korruptuar, që nuk duan të ndryshojnë. I përcjellin mësuesit “thuajse në varfëri të plotë”.
Kush duhet t’i përgjigjet pyetjes hamletiane apo migjeniane: Përse në Shqipëri nuk ka mësues të pasur, por ka prokurorë dhe gjyqtarë të pasur? Këtu fillon dhe mbaron morali dhe përmbajtja e shtetit dhe e shoqërisë.
Nga Shaban Murati (diplomat, gazetar shqiptar, autor i shumë librave)
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Për t'u edukuar nuk mjafton arsimimi
Prindërimi i suksesshëm, sfida më e madhe e familjes së sotme!
Vlerësimi i punës së mësuesit sipas standardeve të fundit