Përmbytjet në Jug të Shqipërisë, Ministria e Arsimit pezullon aktivitetin e disa shkollave
Situata e motit dhe përmbytjeve të ardhura si pasojë kanë detyruar Ministrinë e Arsimit për të pezulluar përkohësisht aktivitetin mësimor në disa shkolla në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit, duke filluar nga dita e nesërme.
Situata e përmbytjeve në vend / Ministrja Evis Kushi: Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar. Ja shkollat që nuk do të zhvillojnë mësim deri në përmirësimin e situatës
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në orët e mbrëmjes ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e pëmbytjeve ka patur në shkollat e disa zonave të caktuara.
Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qëtë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave qëcilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës.
Statusi i plotë i Ministres Kushi:
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.
Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.
Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:
- Gjimnazi "Hajredin Beqari", Selenicë
- Shkolla 9-vjeçare "Todi Koceli", Selenicë
- Shkolla vartëse e arsimit fillor "Sile Hoxha", Rromës
- Shkolla 9-vjeçare "Sabri Pelivani", Karbunarë
- Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.
Do t'ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.
Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Sugjerime për përmirësimin e udhëzimit mbi ndalimin e telefonave celularë në mjediset shkollore
OBSH: 98% e shkollave në Shqipëri tejkalojnë kufijtë e ndotjes PM 2.5, rrezik për fëmijët
Hartimi i projektit kurrikular