Marrëveshja

“Perform”, programi që nxit shkencat sociale në Shqipëri

“Nuk mund të ketë përparim në shoqëritë tona nëse shkencëtarët dhe hulumtuesit nuk kontribuojnë. Hulumtimi shkencor mund të ushqejë politikat dhe të sigurojë një bazë të fortë për vendimet që merren nga qeveria dhe institucionet publike"

Ambasadori zviceran Christoph Graf dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e një programi që nxit shkencat sociale në Shqipëri.

“Nuk mund të ketë përparim në shoqëritë tona nëse shkencëtarët dhe hulumtuesit nuk kontribuojnë. Hulumtimi shkencor mund të ushqejë politikat dhe të sigurojë një bazë të fortë për vendimet që merren nga qeveria dhe institucionet publike. Shkencëtarët socialë duhet të bëhen më të besueshëm dhe më të njohur për publikun, mediat dhe qeverinë në Shqipëri. Jam i kënaqur që programi “Perform” do të kontribuojë drejt kësaj”, nënvizoi Ambasadori zviceran.

Për ministren eArsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, kjo marrëveshje e vë ministrinë para detyrimit që të dëgjojë dhe të bashkëpunojë fort me kërkuesit dhe akademikët për të zhvilluar ide, analiza dhe për të orientuar ndërhyrjet.

“Perform” do të zbatohet në Shqipëri dhe Serbi e do të financojë propozime për hulumtime dhe studime të cilat mund të kenë vlerë për vendimet në dobi të publikut. Lidhja midis politikave dhe shkencave sociale është e brishtë ndërkohë që evidencat dhe rekomandimet e ekspertëve në shkenca sociale do të ishin të dobishme për vendimet që marrin autoritetet dhe institucionet publike.

“Perform” është një program i financuar nga Zvicra. Programi synon të bëjë studimet dhe gjetjet nga hulumtuesit e disponueshëm dhe do t’i ofrojë ato si evidencë për politika dhe vendimmarrje. Gjithashtu, debatet publike mbi shumë çështje do të mund të informohet nga hulumtimet e kryera në fushat e shkencave sociale.

Përfituesit kryesorë nga ky program do të jenë universitetet, institutet e kërkimit, organizata jo fitimprurëse, dhe akademikë.

2,101 Lexime
8 vjet më parë