Për ty nënë dhe grua!
Një dedikim për gruan dhe forcën e saj të pashtershme, nga Kozeta Brigjaj, mësuese e gjuhës Angleze në shkollën Hajmel, Vau i Dejes.
Ti që ke gjithë botën nën këmbët e tua, por në të njëjtën kohë ke gjithë peshën e saj mbi supe.
Të dedikohem ty që qan dhe qesh,
Ti që sa herë rrëzohesh ngrihesh përsëri në këmbë më e fortë se kurrë,
Ti që vetëm ecën përpara duke dhënë paqe e dashuri,
Ti që sakrifikon çdo gjë për bijtë e tu,
Ti që nën petkun e natës përkund foshnjen në gjirin tënd,
Ti që fal jetë dhe shpresë,
Ti që je unike, e fortë dhe e brishtë,
Ti që mëson dhe përçon gjithçka tënden nga njëri brez në tjetrin,
Ty që kurrë nuk t'u shter durimi dhe natën e bëre ditë,
Ti që solle diellin pas stuhisë,
Ti që mbushe sofrën plot, dhe nuk u ankove asnjeherë kot,
Të falem ty mbretëreshë e kësaj bote, që vuajtjen e tjetrit e lehtëson si petali i lules dhe dhimbjen e kthen ne forcë.
O Mirësia e pafund, o bekim i çdo jete, për ty është kjo botë, që ta ledhatosh ngadalë e ngadalë e dhimbjen t'ia largosh. Nënë i vetmi burim i pashtershëm i dashurisë. Faleminderit që ekziston dhe jep jetë në këtë tokë!
Mirënjohje, Respekte dhe Dashuri pafund për ty o nënë!
Nga Kozeta Brigjaj, mësuese e gjuhës Angleze në shkollën Hajmel, Vau i Dejes
Përgatiti për publikim Parajsa Shtini
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Festojmë 28-29 nëntorin!
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Letër falenderuese mësuesit