REAGIM

Për të gjithë specialistët e arsimit që flasin nga kolltuku!

Reagimi im, vjen si pasojë e disa komenteve, shkrimeve të shkruara në gazeta online dhe faqe të ndryshme, ku figura e mësuesit baltoset me çdo lloj epiteti të mundshëm. Ju ftoj, të dilni nga kolltuku i zyrës dhe të prekni realitetin, sikundër e prekim ne.

Në këtë situatë të COVID-19, shumë stresuese për të gjithë ne, dalin disa dijetar/e, që në bllokun e tyre i vënë vetes notën 10-të ose exelent, duke bërë leksione llafollogjie të pabazuara askund, por thjesht në ajër. 


Flasin, shkruajnë duke denigruar, ofenduar dhe përbuzur figurën dhe punën kolosale që mësuesit e arsimit parauniversitar po kryejnë, duke mohuar veten e tyre. 


Reagimi im, vjen si pasojë e disa komenteve, shkrimeve të shkruara në gazeta online dhe faqe të ndryshme, ku figura e mësuesit baltoset me çdo lloj epiteti të mundshëm. Por jo, këtu duhet t`i ndajmë disa “sinorë”(kufij) themi ne, nga anët tona. 


Të flasësh nga kolltuku i rehatshëm i zyrës ose nga ballkoni duke pirë një gotë verë, nuk ju jep të drejtën, të hidhni poshtë punën e qindra- mijë mësuesve në “plehra”.


Sepse, “Ti, që di një gjë, që nuk di asgjë”, punën që çdo mësues bënë nga ora 9:00 deri sa i dhembin sytë në mbrëmje. 


Askush nga ne, nuk është pro mësimit online, por krejt e kundërta. Është e vërtetë qe nuk na trajnoi askush, por askush nuk e dinte çfarë Zoti kishte rezervuar për të gjithë ne.

Pra, jemi fajtor, pa faj.

Askush nuk ka të drejtë, të hedhi baltë mbi figurën e mësuesit. Nga këto që kam lexuar, të  ftoj të:

  • Të informohesh i nderuar dijetar/e, për punën që bënë një mesues/e, në këtë kohë karantine.
  • Të ftoj, të dalësh nga kolltuku i zyrës dhe të prekësh realitetin, sikundër e prekim ne.
  • Të ftoj, të pyesësh qoftë edhe fëmijën tënd, nëse ke, çfarë pune bënë mësuesja e tij/saj me të. 
  • Të ftoj, të pushosh së shkruari, ofenduari, për mënyrën se si jep mësim një mësues online, por të shkruash realitetin e një arsimi të degraduar, ku meritën e merr i paafti/a dhe fasadat që ata/o promovojnë.

Ne, nuk jemi kavje ekperimenti, por qënie njerëzore si çdo kush në këtë planet, te quajtur “Tokë”.

Ne e dimë shumë mirë, që proçesi mësimor nuk zhvillohet dhe nuk është i njëjti, prezent në klasë me atë nga ekrani i PC ose Smartphone. Këtë edhe “bufi” e di. Po na thuaj, si të veprojmë? Çfarë na sygjeron? Mësimin në Korrik e Gusht? Në mbi 40 gradë? Prandaj kujtohu: 

“ TI DI NJË GJË,QË NUK DI ASGJË”



Etleva Qorri, mësuese e shkollës “Murat Toptani” në Tiranë



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

13,984 Lexime
4 vjet më parë