
Pavarësia e Kosovës, atmosferë festash në shkolla
Ja si e festuan Festën e Pavarësisë së Kosovës nxënësit në Tiranë dhe Prizren
Dita e Pavarësisë së Kosovës është festuar në të gjitha shkollat në vend. Janë organizuar aktivitete të ndryshme, konkurse, recitime, krijime dhe interpretime të këngëve patriotike. Ne ju sjellim mënyrën e të festuarit të nxënësve të ciklit parashkollor në Tiranë dhe Prizren.
Në shkollën “E kuqe” në kryeqytet, nxënësit e parashkollorit organizuan një konkurs me punime të realizuara me duar. Punimi i parë ishte flamuri i Kosovës në nderim të Ditës së Pavarësisë. Më pas nxënësit e vlerësuan njeri-tjetrin me çmime.

5-vjeçarja Lejla Shabani është në grupin e nxënsve parashkollorë në shkollën“Motrat Qiriazi” në Prizren. Me letra ngjitëse që shkelqen Lejla ka ndërtuar flamurin e Kosvës.

Nxënësit treguan nëpërmjet krijimeve të tyre se si është kjo ditë për ta. Për më tepër shikoni fotot.









QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Modele testesh të zgjidhura për kandidatët që marrin pjesë në testimin "Mësues për Shqipërinë"
10 standardet bazë për një mësimdhënie efektive