Arsimi në Shqipëri

Pak për sistemin arsimor shqiptar

Sistemi arsimor në Shqipëri ka kaluar shumë ndryshime dhe zhvillime ndër vite. Në vijim, do të japim një pasqyrë të përgjithshme për strukturën dhe karakteristikat kryesore të sistemit arsimor shqiptar deri në vitin 2022. Në artikull veçohen gjithashtu edhe problematikat me të cilat haset sot ky sistem.

Struktura e arsimit

Arsimi parashkollor ndiqet nga fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç. Përmes këtij niveli arsimor synohet realizimi i zhvillimit shoqëror, intelektual dhe fizik të çdo individi, si dhe përgatitja për arsimin fillor. Fëmijëve të moshës pesë vjeç u jepet mundësia të ndjekin klasën përgatitore. Ndjekja e kësaj klase edhe pranë shkollave të arsimit bazë ka si synim integrimin në arsimin e detyruar.


Arsimi themelor ose bazë përfshin arsimin fillor dhe të mesëm. Arsimi fillor është obligim ligjor dhe është i ndarë në dy periudha, fillimi dhe fundi i Arsimit Fillor (AF&AMU), zgjat 9 vjet. Arsimi fillor përbëhet nga pesë klasa. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga katër klasa, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Në klasën e parë regjistrohen fëmijët që mbushin moshën 6-vjeçare deri muajin dhjetor të vitit shkollor. 


Arsimi i mesëm përfshin arsimin e tre viteve të shkollës së mesme që nuk është me detyrim ligjor. Llojet e arsimit të mesëm të lartë janë gjimnazi, arsimi i mesëm profesional dhe arsimi i mesëm i oriëntuar (‘’Shkolla të arsimit të orientuar‘’ janë shkollat artistike, shkollat sportive, shkollat për gjyhët e huaja dhe shkollat për fusha të tjera të të nxënit).


Arsimit i lartë. Ka një numër të universiteteve dhe institucioneve të larta, publike dhe private, që ofrojnë shkollim pas arsimit të mesëm ose dhe pasuniversitar.


Gjuha e mësimit: gjuha shqipe është gjuha zyrtare e mësimit në shkolla dhe universitete.

Vlerësimi: sistemi i vlerësimit është përmes notave dhe provimeve. 


Projekte dhe reforma

Autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë disa projekte dhe reforma për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Pjesë e këtyre nismave janë përpjekjet për të përmirësuar infrastrukturën shkollore, trajnimin e mësuesve dhe përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie.


Financimi dhe burimet

Financimi i arsimit vjen nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera, por ka pasur sfida në sigurimin e mjaftueshëm të burimeve për sistemin arsimor. Institucionet shtetërore të arsimit në Shqipëri qeverisen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MASh).


Mësimi online

Në vitet e fundit, si pasojë e pandemisë së COVID-19 kohë kur mësimi u zhvillua nga shtëpia, ka pasur një zhvillim të mësimdhënies online.


Problemet dhe sfidat

Problemet e arsimit në Shqipëri kanë përfshirë një gamë të gjerë sfidash dhe çështjesh. Disa prej tyre janë:

  • Infrastruktura e dobët. Shumë shkolla kanë infrastrukturë të vjetruar dhe të dëmtuar, duke përfshirë kushte të këqija në klasa (ngrohja-ftohja e ambienteve), mungesë të pajisjeve, e sidomos atyre infrastrukturore, e që më së shumti shërbejnë për klasat laboratorë. Mungesa pajisjeve mësimore bashkëkohore dhe materialeve të nevojshme mund të kufizojë efektivitetin e mësimdhënies.
  • Mungesa e burimeve financiare. Financimi i arsimit është një sfidë, dhe shpeshherë shkollat nuk marrin mjaftueshëm fonde për të siguruar një cilësi të arsimit. Kjo ka ndikim në zhvillimin e infrastrukturës, trajnimin e mësuesve dhe shërbimet për nxënësit. Evidentojmë këtu që mësuesit janë të pakënaqur nga pagat dhe kushtet e punës. 
  • Niveli i ulët i cilësisë së mësimdhënies. Disa herë ka pasur kritika për cilësinë e ulët të mësimdhënies dhe nivelin e dobët të njohurive të nxënësve në disiplina kyçe.
  • Niveli i lartë i braktisjes së shkollës. Në disa raste, ndërprerjet e shkollimit janë të larta. Kjo mund të jetë rezultat i shumë faktorëve, përfshirë gjendjen ekonomike, mungesën e motivimit, apo faktorët shoqërorë.
  • Mungesa e trajnimit të mësuesve. Në disa raste, ka pasur kritika për nivelin e trajnimit të mësuesve, duke theksuar nevojën për investime në zhvillimin profesional të tyre. Por edhe në rastet kur zhvillohen praktikat e trajnimit, mësuesit nuk kanë interes për ngritjen e tyre profesionale se sa për marrjen e krediteve. 
  • Dhuna dhe sjelljet problematike në shkolla. Problemet e sjelljes dhe dhunës në ambientet shkollore mund të krijojnë një mjedis jofavorizues për mësimdhënien. Përveç pranisë së të ashtuquajturit bullizim, kanë qenë të shumta rastet kur ka pasur edhe përplasje fizike mes nxënësve, mësuesve-nxënësve, apo edhe vet stafit mësimor. Siguria në shkollë është problematikë.
  • Përballja me sfidat e teknologjisë. Përdorimi i kufizuar i teknologjisë në mësimdhënie dhe mungesa e infrastrukturës teknologjike mund të bëjë që nxënësit të mbesin pas në përdorimin e aftësive teknologjike.
  • Diferencimi rajonal dhe urban-rural. Diferencat mes qyteteve dhe zonave rurale krijojnë një hendek në cilësinë dhe aksesin në arsim. Është e rëndësishme të theksohet se autoritetet dhe organizatat arsimore kanë ndërmarrë nisma dhe reforma për të adresuar këto sfida dhe përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri. Megjithatë, këto probleme janë ende shqetësuese dhe kërkojnë angazhim të vazhdueshëm për zgjidhje efektive. 



Përgatiti Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,294 Lexime
11 muaj më parë