
Organizimi i provimeve të shtetit për profesionin e mësuesisë
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin e datave që do të zhvillohet provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.
Ky është sezoni i XI i provimeve të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin me datat dhe orën përkatëse të zhvillimit të provimit. Të parët që do t’i nënshtrohen provimit ditën e hënë, me datë 18 dhjetor, ora 09:00 janë mësuesit e arsimit fillor.
Agjencia Kombëtare e provimeve ende nuk ka publikuar listën emërore të kandidatëve. Sapo lista të publikohet ne do t’ju njoftojmë nëpërmjet Portalit Shkollor.
(Portali Shkollor)
Kalendari i procedurave të aplikimit dhe regjistrimit në universitete për vitin akademik 2024-2025
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese
Çfarë do t’i thoshit njerëzimit nëse do të ishit: ajri, uji, toka?