Organizimi i provimeve të shtetit për profesionet e mjekësisë, dhjetor 2019 - janar 2020
Më datë 23 dhjetor nisin provimet për profesionet në fushën e mjekësisë, ndërsa ato përfundojnë më 22 janar të vitit 2020. Ju njohim me rregullat e provimeve, datat dhe oraret për çdo profil.
Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mjekut, farmacistit, stomatologut, mamisë, infermierit, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit, ju bëjmë me dije se Provimi i Shtetit do të zhvillohet nga data 23 dhjetor 2019 deri në javën e katërt të muajit janar 2020, 22 janar.
Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:
1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);
2. Kopje të Kartë ID ose Pasaportë;
3. Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes. (Vëmendje: fatura të ketë vulën e bankës përkatëse).
Ky është njoftimi zyrat për Provim Shteti Mjekësi, publikuar nga QSHA.
Ky është kalendari i datave të mjekësisë sezoni XVII, dhjetor 2019 - janar 2020
(Portali Shkollor)
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë