Dita botërore e arsimit

Objektivat e Ditës Botërore të Arsimit 2022

Arsimi është mjet që mund të përdoret për të siguruar përparim, por qasja në këtë mjet është e pabarabartë. Pandemia e Covid-19 e rriti këtë ndarje. Arsimi pësoi një hendek të madh gjatë pandemisë për shkak të mbylljes së institucioneve arsimore dhe kërkoi një zhvendosje në metodën online.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit festohet çdo vit më 24 janar. Ky vit shënon vitin e katërt të festimit, me temën “Ndryshimi i drejtimit, transformimi i arsimit”. 


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) në dhjetor 2018 shpalli festimin e kësaj dite për të shënuar rëndësinë e arsimit në sigurimin e paqes dhe zhvillimit. Rezoluta për të shënuar këtë Ditë Ndërkombëtare të Arsimit është autorizuar nga 59 shtete anëtare. Kjo demonstroi vullnetin e palëkundur politik për të mbështetur veprime transformuese për arsim gjithëpërfshirës, të barabartë dhe cilësor për të gjithë.



Objektivat e Ditës Botërore të Arsimit 202


1. Të sigurohen angazhimet dhe të ndiqen masat e marra për të mbrojtur arsimin përmes rritjes së përfshirjes dhe reduktimit të braktisjes.


2. Të festohen hapat e iniciuar nga edukatorët, qeveritë, organizatat.


3. Të theksohen praktikat më të mira të ligjit dhe politikat e barabarta financiare për arsim.


4. T’i jepet zë brezit të pandemisë për t'i ndihmuar ata të shprehin aspiratat dhe shqetësimet e tyre.



“Transformimi i së ardhmes kërkon një ribalancim urgjent të marrëdhënieve tona me njëri-tjetrin, me natyrën si dhe me teknologjinë që përshkon jetët tona, duke ofruar mundësi përparimi, duke ngritur shqetësime serioze për barazinë, përfshirjen dhe pjesëmarrjen demokratike”, thuhet në Raportin e UNESCO-s për të ardhmen e arsimit. 



Burimi: Klikoni këtu


Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,829 Lexime
2 vjet më parë