AKTUALITET

Nxënësit e Kosovës në protestë kundër abuzimeve seksuale në shkolla: Traumë, jo lojë fëmijësh!

Këto më poshtë janë foto të shkëputura nga protesta e mbajtur nga nxënës të Kosovës kundër abuzimeve seksuale në shkolla, pas rastit ku tre djem 14-vjeçarë abuzuan me një vajzë 6 vjeçe në oborrin e shkollës. Me parulla në duar ata dhanë mesazhin se abuzimet seksuale nuk janë LOJË FËMIJËSH, por janë TRAUMË.

Kjo është protesta e nxënësve në Kosovë, kundër abuzimeve seksuale në shkolla, pas rastit ku tre djem 14-vjeçarë abuzuan me një vajzë 6 vjeçe në oborrin e shkollës. 


“Abuzimet seksuale nuk janë LOJË FËMIJËSH, por janë TRAUMË”, shkruhej në banderolën që ata mbanin në duar.   


“E gjithë kjo vjen, sepse akoma trupi i vajzave dhe grave vazhdon të objektivizohet e të seksualizohet, dhe ky mentalitet përcillet edhe tek gjeneratat tjera, aq sa edhe vet nxënësit meshkuj janë kthyer në abuzues seksual, edhe pse në mosha minorene”, ka thënë një nga protestuesit. 

 

Sipas raportimit të fundit, thuhej se në Kosovë, 1 nga 10 nxënëse ka raportuar se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual në shkolla, qoftë nga mësuesit, profesorët, anëtarë tjerë të stafit arsimor, por edhe nga  djemtë (nxënës të shkollave). 


“Kjo gjë duhet të NDALOHET, dhe hapi i parë është ndërgjegjësimi i prindërve, nëna e baballarë, që të japin shembuj të edukatës së mirë tek fëmijët. E jo të kenë turp të puthen e t'i thonë njëri-tjetrit fjalë të bukura para fëmijëve, por mos të kenë aspak turp të ushtrojnë dhunë apo të shahen me njëri-tjetrin në sy të fëmijëve. Fëmijët janë pasqyrë e shtëpisë, jo më kot kemi shprehjen, ‘Ç'ka shtëpia, tregon fëmija!’”, ka thënë një protestues tjetër. 

"Hapi tjetër - sipas nxënësve protestues - është ndërgjegjësimi i mësimdhënësve, që dikur na thoshin se janë prindërit tanë të dytë. Ata duhet krijojnë ambiente të sigurta për vajzat, por edhe për djemtë, t'i edukojnë, të japin shembuj të mirë, e mbrojnë kur dikush nga nxënësit cenohet, e jo të dalin me deklarata skandaloze që, ‘ishte lojë fëmijësh, dhe ata nuk dinin se ç'po bënin’”.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

2,619 Lexime
3 vjet më parë