Njoftim për konkursin e poezisë në gjuhën frënge

Duhet të shkruhet një poezi në gjuhën frënge, duke përdorur formën poetike japoneze “Haïku”e cila duhet të ilustrojë sloganin “Fuqia e fjalëve” slogan i zgjedhur për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Në kuadër të 20 marsit 2016, ditës ndërkombëtare të frankofonisë, Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, data 23 shkurt deri më 29 mars 2016, organizon edicionin e konkursit të poezisë në gjuhën frënge që do të zhvillohet me pjesmarrës nga 21 vende të rajonit të Evropës Qendrore e Lindore dhe më gjerë.

Për këtë edicion, duhet të shkruhet një poezi në gjuhën frënge, duke përdorur formën poetike japoneze “Haïku”e cila duhet të ilustrojë sloganin “Fuqia e fjalëve” slogan i zgjedhur për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë nxënësit nga mosha 16 deri në 19 vjeç  të shkollave të mesme të këtyre 21 vendeve, të cilët ndjekin në programin e tyre mësimor, gjuhën e huaj frënge.

Të gjitha poezitë do të postohen në faqen e Facebook "Konkursi Haïku “Fuqia e fjalëve”, përmes plotësimit të formularit duke filluar nga data 23 shkurt. Data e fundit e aplikimit është 29 mars 2016 deri në orën 16:00.  (sipas orës së Sofies dhe Bukureshtit).

Të shumta janë çmimet që do të ndahen për poezitë e preferuara të  përdoruesve të internetit. Për  fituesin e vendit të parë, OIF ofron qëndrimin në Kampin veror të frankofonisë; për vendin e dytë ofrohet një fundjavë në Bullgari dhe për vendet 3; 4; dhe 5 nga një tabletë. Të gjithë pjesmarrësve do t’u jepet çertifikatë.

Për t’u njohur me rregulloren e konkursit, plotësimin e formularit dhe aplikimin, lutem konsultoni adresën www.20mars.francophonie.org. si dhe www.francophonie.org

2,009 Lexime
8 vjet më parë