Një reflektim mbi sfidat e pandemisë për mësimdhënien dhe mësimnxënien nga Julinda Toda
Për momentin jemi në një tunel të gjatë dhe të errët. Tashme sfida jonë do të jetë të mos veprojmë saktësisht si më parë, por të reflektojmë thellë në ato që kemi përjetuar dhe të marrim një kthesë të zgjuar në arsim dhe shoqëri për të arritur më të mirën.
Kaluam një periudhë të vështirë, pa shkolla, pa provime, më shumë mësim në internet dhe prindërit me fëmijët e tyre te mbyllur prej COVID-19. Çfarë vështirësie!
Njerëzit u përgjigjen heroikisht. Disa prindër punuan nga shtëpia, të tjerët humben punën e tyre si dhe mësuesit krijuan një mënyrë krejt të re për të bërë punën e tyre - për të mos përmendur vetë fëmijët, të mbërthyer brenda pa miqtë e tyre. Në një farë mënyre ne e kaluam këtë situatë.
Por si duken gjërat tani që shkolla ka filluar përsëri?
Po rendis disa çështje dhe mundësi të mëdha dhe të qëndrueshme tani që shkolla ka filluar përsëri.
Nevojitet një mbështetje shtesë për nxënësit
Pas një kohe relativisht të gjatë në shtëpi, nxënësit kanë humbur mbështetjen ballë për ballë mësuesve të tyre. Shumë të rinj mund të kenë përjetuar vështirësi ekonomike dhe stres. Ata mund të kenë parë anëtarët e familjes të sëmuren, ose edhe më keq. Ata pothuajse nuk kanë pasur mundësi për të luajtur jashtë si zakonisht. Normat e abuzimit në familje kanë qenë në rritje gjatë pandemisë COVID-19. Shumë fëmijë mund te kenë humbur zakonet, që u mësojnë shkollat si të ulen me rregull, duke pritur radhën, duke ditur të dëgjojnë dhe të bashkëpunojnë. Për më shumë tek disa mund të shfaqen shenjat e stresit post-traumatik. Shumë mund të kenë kaluar orë të tëra duke parë smartphone, ose duke luajtur lojëra video. Boshllëqet e të mësuarit padyshim që mund të jenë zgjeruar midis fëmijëve nga familje me kushte jo shumë të përshtatshme dhe me gjendje ekonomike të dobët. Megjithëse para kësaj situate padyshim janë bërë ndërhyrjet e mundura nga instancat përkatëse, mendoj të rendis disa mendime personale. Ne do të kemi nevojë për punonjës sociale, specialistë të shëndetit mendor dhe mësues ndihmës për të ndihmuar nxënësit tanë më të dobët dhe fëmijët më të prekshëm të përmirësohen dhe të arrijnë hapat e duhur.
Mbarëvajtja
Tani është e qartë se pa kujdesin dhe mbështetjen e mësuesve të tyre është e vështirë për shumë nxënës të qëndrojnë mirë dhe të përqendruar. Të jesh mirë, ne do ta vlerësojmë, jo si një alternativë për të qenë i suksesshëm. Është një parakusht thelbësor për arritjet, veçanërisht midis fëmijëve tanë më të prekshëm.
Më shumë mirënjohje për mësuesit
Mësuesit janë ndër heronjtë e panjohur të COVID-19: përgatitja e burimeve dhe udhëzimeve për mësimin në distancë, braktisja e mjeteve shkollore, lidhja me fëmijët dhe prindërit e tyre për t'u siguruar që janë mirë - edhe pse shumë prej tyre kanë për t’u kujdesur për fëmijë e tyre në shtëpi. Prindërit po arrijnë shpejt të vlerësojnë gjithçka që bëjnë mësuesit e tyre. Është mjaft e vështirë kur prindërit që kanë dy, ose tre fëmijë në shtëpi gjatë gjithë ditës tashmë. Shumë njerëz me siguri do ta kuptojnë se sa e vështirë duhet të jetë të kesh 25 deri në 30, ose më shumë nxënës në një klasë. Sapo bota e punës të rikthehet në një shkallë të normalitetit, ne nuk do t’i konsiderojmë punonjësit tanë thelbësorë aq shumë të mirëqenë. Mësuesit do të jenë në mesin e këtyre.
Aftësi profesionale dhe kualifikim
Dinjiteti dhe rëndësia e edukimit, aftësive profesionale dhe kualifikimit do të pasqyrohen në mësimdhënien. Pandemia ka ekspozuar cënueshmërinë e ekonomisë globale ndaj kolapsit të furnizimeve thelbësore. Prandaj do të duhet një shtytje me e madhe për aftësitë profesionale dhe kualifikimin, dhe një status më të lartë për shkollat dhe programet që e ofrojnë atë.
Ne sigurisht që kemi nevojë për burime më të mira digjitale. Por kushdo që mund te mendojë se të mësuarit në internet mund të zëvendësojë mësuesit do të kuptoje shpejt, që është një ide e gabuar - veçanërisht prindërit e mbërthyer brenda shtëpisë me fëmijët kur ata nuk mund të përqendrohen, ose të vetë-rregullohen.
Për momentin jemi në një tunel të gjatë dhe të errët. Tashme sfida jonë do të jetë të mos veprojmë saktësisht si më parë, por të reflektojmë thellë në ato që kemi përjetuar dhe të marrim një kthesë të zgjuar në arsim dhe shoqëri për të arritur më të mirën.
Nga Julinda Toda, mësuese e Gjuhës Shqipe në shkollën “Nënë Tereza”, njëkohësisht dhe punonjëse sociale në qytetin e Durrësit.
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Evans Drishti: Gjuha ruhet atje ku shkruhet
Vlerësimi i mësuesve dhe formati që duhet të plotësoni
Braktisja e “fshehtë” e shkollës