Burimi njerëzor në shkolla

Një guidë e thjeshtë për menaxhimin e burimeve njerëzore në shkollë

Për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve, por edhe stafit të shkollës po ndajmë një guidë për menaxhimin e burimeve njerëzore në institucionin arsimor. Nga Fiqiri Çifliku, ekspert arsimi.

Nga Fiqiri Çifliku, ekspert arsimi


“Kur bën diçka, bëje mirë. Në rast se nuk mundesh ose nuk dëshiron ta bësh mirë, atëherë mos e bëj fare.”- Leo Tolstoy


Në çdo sipërmarrje motivimi dhe mbajtja e stafit konsiderohet vendimtar për suksesin e organizatës. Punonjësit e motivuar ndihmojnë në rritjen e produktivitetit, kënaqësisë dhe cilësisë së shërbimit. Megjithatë, motivimi i punonjësve nuk është gjithmonë një proces i lehtë dhe kërkon një qasje strategjike. Motivimi dhe kënaqësia në punë janë procese komplekse që ndikohen nga faktorë të ndryshëm. Disa faktorë motivues të rëndësishëm që ndikojnë në performancën e punonjësve janë:


a) Paga dhe vlerësimi: Rritja e pagës, mundësia për rritje profesionale dhe vlerësimi janë faktorë kryesorë motivues. Punonjësit i shohin këto si shpërblime për punën e tyre dhe si një mënyrë për të arritur përparim personal dhe profesional. 


b) Mundësia e zhvillimit personal: Punonjësit janë të motivuar kur kanë mundësi për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre. Trajnimet, seminaret dhe mundësitë e rritjes personale janë faktorë që i inkurajojnë ata.


c) Marrëdhëniet ndërpersonale: Një ambient i mirë pune, marrëdhëniet pozitive me kolegët, drejtuesit dhe përfituesit e shërbimit të tyre, ndikojnë në motivimin e punonjësve. Një atmosferë e harmonizuar dhe bashkëpunimi ndihmojnë në performancë më të lartë.


d) Përkatësia ndaj qëllimeve të organizatës dhe krijimi i vlerës: Kur punonjësit kuptojnë rëndësinë e punës së tyre, ndihen se kontribuojnë drejtpërdrejtë në qëllimet e organizatës dhe ndikojnë në suksesin e saj, janë më të motivuar. 


Motivimi është vetëm një element në procesin e menaxhimit të burimeve njerëzore në shkolla, i lidhur ngushtë me procese të tjera si; vlerësimi i nevojave dhe rekrutimi i mësuesve të rinj. Drejtuesi i institucionit pas rektutimit të stafit kujdeset për ndarjen e punës, trajnimin, zhvillimin apo përcaktimin e pagave dhe përfitimeve të tjera. Ai ka përgjegjësinë kryesore për administrimin e burimeve njerëzore në shkollë si dhe zbatimin e kuadrit ligjor në fushën e punës.


E gjithë veprimtaria, kryhet nëpërmjet një procesi komunikimi të ndërsjelltë që duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm dhe të nxisë veprimin e drejtë dhe konkret të punonjësve, të përfshirë në veprimtarinë e shkollës.


Për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve, por edhe stafit të shkollës po ndajmë një guidë për menaxhimin e burimeve njerëzore në institucionin arsimor.

Lexim të këndshëm!


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,835 Lexime
6 muaj më parë