Një fillim i ri për të gjithë nxënësit
Shkolla kultivon emocione të shumëfishta, kureshtjen, dëshirën për dijen dhe pa dyshim aty do njihni njerëz që mbesin ndër vite miq të vyer. Ndaj, vlerësoni çdo ditë të kaluar në shkollë dhe mbi të gjitha, mësuesit tuaj!
Një fillim i ri për te gjithë nxënësit. Për ata që ngjiten në klasa më të larta, për maturantët të cilët këtë vit do jenë në një sfidë me veten dhe bashkëmoshatrët e tyre kudo në Shqipëri, por mbi të gjitha për ata të cilët sot ulen për herë të parë në bangat e shkollës. Shkolla kultivon emocione të shumëfishta, kureshtjen, dëshirën për dijen dhe pa dyshim aty do njihni njerëz që mbesin ndër vite miq të vyer. Patjetër që do hasni pengesa dhe vështirësi rrugës. Është proces i rritjes dhe formimit, ndaj vlerësojeni çdo ditë të kaluar në shkollë, sepse aty rriteni dhe formoheni intelektualisht dhe mbi të gjitha shkolla ju mëson si të socializoheni dhe të jeni njerëz më të mirë.
Ndërkaq, mësuesit…heronjtë e heshtur, të cilët përballojnë me sukses çdo sfidë që përditshmëria u sjell. Dhe këto sfida nuk janë të pakta. Herë të motivuar, herë të pamotivuar, herë të ngarkuar në male shkresash që duhet të plotësojnë, e herë të ngarkuar psikologjikisht, ruajnë energjinë, ritmin duke duruar cdo tekë nxënësi apo prindi.
Ndaj, përulemi para tyre duke u besuar fëmijët tanë. Përtej gjithë epiteteve, stigmave që mund t’ju vendosim, thellë brenda nesh e dimë punën e vyer dhe të pazëvendësueshme që secili prej jush bën. Ju jemi mirënjohës!
(Portali Shkollor)
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!