Nismës "Toka në Shkollë" i bashkohen edhe disa nxënës shumë të veçantë
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një postim në rrjete sociale informoi se Instituti i Edukimit të Veprave Penale në Kavajë është pjesë e nismës "Toka në Shkollë". Djemtë e këtij instituti janë kujdesur për kultivimin e disa lloje produkteve bujqësore në kopsht.

Postimi i plotë i ministres Kushi:
"Çdo pune mund t’i korrim frytet e saj.
Nismës sonë "Toka në Shkollë" iu bashkuan edhe nxënës të Institutit të Edukimit të Veprave Penale Kavajë, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer kultivuese, rehabilituese dhe edukuese. Kultivimi i ndjenjës dhe dëshirës për punën zgjoi tek këta djem dashurinë për tokën, kujdesin ndaj saj edhe në këto ditë të nxehta vere, duke kultivuar produkte bio në kopshtin e institucionit të tyre. Djemtë e IEVP Kavajë kanë kuptuar se puna e ndershme, e pastër dhe me dinjitet vlen më shumë se gjithçka".

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit