
Nisin festimet e Ditës së Verës/ Në Elbasan u mbajt panairi i shkollave në art dhe zeje
Në prag të Ditës së Verës, nxënësit dhe mësuesit e 30 shkollave “Qendër Komunitare” të bashkisë Elbasan organizuan Panairin e Artit dhe Zejeve. Panairi solli magjinë e ngjyrave, kostumeve dhe gatimeve të Elbasanit me moton e përçimit të traditës brez pas brezi.
Në Elbasan nisën festimet për Ditën e Verës. Tradita e do që fëmijët të gëzojnë të parët.
Nxënësit dhe mësuesit e 30 shkollave “Qendër Komunitare” të bashkisë Elbasan organizuan Panairin e Artit dhe Zejeve.
Të mbledhur nga të gjitha shkollat qytet e fshat ata kane sjellë traditën e bukur të secilës zonë që përfaqësonin. Art dhe zeje është panairi që solli magjinë e ngjyrave, kostumeve dhe gatimeve të Elbasanit me moton e përçimit të traditës brez pas brezi.

Për rreth një javë Elbasani shndërrohet në kryeqytetin e festimeve duke pritur mijëra miq.
Të larmishme janë aktivitetet e parashikuara nga Bashkia e Elbasanit ku nuk mungojnë as risitë.
Festivali i Ballokumes do të organizohet për herë të parë në qendër te qytetit nga zonjat elbasanase dhe tashmë do të keni mundësi të provoni ballokume të vërteta.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e pranishme në këtë panair, u shpreh se, “kjo nismë, e cila bën bashkë shkollën, familjen dhe komunitetin do të vazhdojë të shtrihet në një numër gjithnjë e më të madh shkollash”. “Kjo nismë zhvillon talentin dhe rrit dëshirën e nxënësve tanë për të ruajtur, promovuar dhe mbajtur gjallë vlerat kulturore dhe traditën shqiptare”, u shpreh ajo. Kushi falënderoi nxënësit, mësuesit, prindërit, Zyrën Arsimore Vendore të Elbasanit që organizuan këtë panair, si dhe bashkinë Elbasan për mbështetjen e vazhdueshme.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT