Nisi Panairi i Librit, nga data 13-17 nëntor jeni të mirëpritur në Pallatin e Kongreseve
Ka nisur Panairi i 27-të i Librit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nga data 13 deri më 17 nëntor. Ky event ofron mundësi për të blerë libra, takuar autorë dhe marrë pjesë në aktivitete kulturore. Stenda e Shtëpisë Botuese Albas ka zbritje deri në 50%, duke ofruar tituj të shumtë për të gjitha moshat.
Panairi i 27-të i Librit ka nisur në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve dhe do të qëndrojë i hapur nga data 13 deri më 17 Nëntor 2024. Ky event vjetor, i cili është një pikë referimi për pasionantët e letërsisë dhe autorët shqiptarë, do të zhvillohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 21:00, duke ofruar mundësinë për të eksploruar botën e pasur të librave, për të takuar shkrimtarë dhe për të bërë blerje të veprave të reja.
Ceremoninë e hapjes e bëri kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, që u uroi të gjithë botuesve suksese në këtë promovim të madh kulturor. Panairin e përshëndetën ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Keti Luarasi, Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, shefja e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Filologjisë, znj. Persida Asllani, Bibliotekarja në Bibliotekën Publike të Stokholmit dhe kryetare e Shoqatës së Bibliotekave të Suedisë, znj. Britt-Marie Ingdén-Ringselle. Në ceremoni morën pjesë gjitashtu edhe botues, personalitete të Kulturës, lexues etj.
Panairi është një mundësi e shkëlqyer për dashamirësit e librave për të ndjekur promovime, diskutime dhe aktivitetet e shumta që do të ofrohen nga botues të ndryshëm, shtëpi botuese, dhe autorë të njohur.
Panairi i Librit është një mundësi ideale për të mbështetur botimin dhe përhapjen e letërsisë në Shqipëri, duke sjellë gjithashtu dhe emra të njohur të literaturës ndërkombëtare. Ai do të jetë një mundësi për t’u lidhur me librin dhe kulturën, për të shijuar kënaqësinë e leximit dhe për të ndihmuar zhvillimin e industrisë së librit në vend.
Një kontribut të madh në këtë drejtim padyshim jep dhe ofron Shtëpia Botuese Albas.
Në Albas do të gjeni tituj që nga letërsia klasike dhe ajo bashkëkohore për të rritur dhe fëmijë, të autorëve shqiptarë dhe të huaj, dhe shumë më tepër.
Zbritje nga 30% deri në 50% do të gjeni në stendën ALBAS.
Nuk ka kohë për të humbur, shfrytëzoi mundësinë për të pasuruar bibliotekën tuaj. Ejani dhe shijoni ofertat speciale që kemi për ju!
Ju mirëpresim në stëndën e ALBAS.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Tirana mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%
Një mësueseje i hoqën dy ditë pune për mosplotësimin e SMIP-it, a është ligjore kjo? Përgjigjet eksperti Fiqiri Çifliku