Nikolla dhe Kumbaro nënshkruajnë marrëveshje
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, duke institucionalizuar kështu një bashkëpunim, i cili ka nisur tashmë prej një viti.
Programi i Edukimit përmes Kulturës synon që institucionet kulturore dhe arsimore të nxisin interesin e fëmijës për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe artistike duke garantuar sigurimin e mundësive të përshtatshme dhe të barabarta në jetën kulturore, artistike, si dhe krijimin e hapësirave dhe aktiviteteve krijuese përgjatë kohës së lirë.
Institucionet e artit tashmë janë kthyer në orë të hapura për nxënësit e ciklit parashkollor dhe kjo përmirëson cilësinë e mësimdhënies.
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese
Publikohen datat për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, Matura Shtetërore 2025
Shkollat në Tiranë, deri në orën 16:00 prej shtatorit, Rama: Nxënësit do të kenë të siguruar edhe drekën