Nëpunës apo Nënpunës?
Shumë prej nesh ngrenë pyetjen pse trajta normative e kësaj fjale është “nëpunës dhe jo “nënpunës”? Pse kemi “nënkalim”, “nëntokë”, “nënkryetar”, “nëndrejtor”, “nënpresident”,“nënprodukt”, “nënprefekt” etj., kurse këtë fjalë e shkruajmë “nëpunës”?
“Nëpunës” apo “Nënpunës”?
Cila është trajta normative e kësaj fjale?
Na ndodh shpesh që këtë fjalë ta hasim në të dyja trajtat: “nënpunës” dhe “nëpunës”. Me të drejtë, shumë prej nesh ngrenë pyetjen pse trajta normative e kësaj fjale është “nëpunës dhe jo “nënpunës”? Pse kemi “nënkalim”, “nëntokë”, “nënkryetar”, “nëndrejtor”, “nënpresident”,“nënprodukt”, “nënprefekt” etj., kurse këtë fjalë e shkruajmë “nëpunës”?
Edhe sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe”, trajta normative e kësaj fjale është “nëpunës” dhe jo “nënpunës”.
Atëherë, kjo fjalë shkruhet kështu, për shkak të prejardhjes së saj. Ajo formohet me përngjitje dhe prapashtesim njëkohësisht: “në+punë+ës”, dhe jo me anë të parashtesës “nën”, siç formohen fjalët: nënprodukt, nënpresident, nënkalim, nëntokë, nënkryetar, nëndrejtor etj. Ne përdorim trajtën e gabuar “nënpunës” për analogji me këto fjalë, që formohen me parashtesën “nën”.
Përgatiti: Sevi (Lami) Agolli
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin
DIGJITAL apo DIXHITAL?
Gabime në përdorimin e trajtave të shkurtra në gjuhën shqipe