Në shkollat profesionale do zbatohet modeli gjerman i kualifikimeve
Vitin e ardhshëm, Ministria e Mirëqenies Sociale synon të nisë investimin për infrastrukturën e shkollës së Hoteleri-Turizmit në Tiranë, me qëllim afrimin e mëtejshëm ndaj modelit gjerman,
Vitin e ardhshëm, Ministria e Mirëqenies Sociale synon të nisë investimin për infrastrukturën e shkollës së Hoteleri-Turizmit në Tiranë, me qëllim afrimin e mëtejshëm ndaj modelit gjerman, ku është bazuar sistemi ynë i arsimit profesional.
“Në këtë shkollë do të rriten kapacitetet për të pasur më shumë klasa, por kjo nuk mjafton. Në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë kemi shkolla shumë të mira, të cilat do t’iu ofrojnë një diplomë kualifikuese relativisht të mirë për Shqipërinë por edhe mjaftueshëm të mirë për të gjetur mundësi punësimi edhe jashtë vendit”, tha ministri Blendi Klosi.
Por industria e Turizmit, që përbën pjesën kryesore të tregut ku punësohen të rinjtë që përfundojnë këtë arsim, kërkon ndërhyrje te ky sistem shkollor. Kreu i Shoqatës së Hotelerisë thekson se, arsimi profesional ka nevojë të lehtësohet te kurrikulat dhe procesi i maturës shtetërore. Këto ndërhyrje, sipas Zak Topuzit do t’i jepnin më shumë kuptim profilizimit të shkollave profesionale dhe çeljes së mundësive të tjera për kualifikimin e tyre në të ardhmen.
“Një shkollë profesionale nuk ka nevojë për një matematikë të shkallës së lartë, sepse ai apo ajo thjesht sa do të jenë punonjës të kualifikuar në një drejtim të përcaktuar. Ky ka qenë edhe rekomandimi gjerman, pra heqja e lëndëve të vështira në këto shkolla profesionale. Madje nuk ka pse të ketë maturë shtetërore për to”, deklaroi Zak Topuzi.
Shkolla e Hoteleri-Turizmit në Tiranë ka nxjerrë në tregun e punës 1.200 nxënës vitin e kaluar, shifër kjo sipas INSTAT-it, përafërsisht me një të katërtën e numrit total të atyre që përfundojnë arsimin profesional në një vit, në të gjithë vendin.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës