STAZHI

Në ndihmë të mësuesit kandidat ose praktikant

Në këtë artikull të përgatitur nga Msc.Oriana Osmani, ju do të mund të njiheni qartësisht me përmbajtjen e dosjes së praktikantit, portofolin e praktikantit, kompetencat dhe vlerësimin që i bëhet atij nga mësuesi mentor.

Praktika e një mësuesi kandidat zbatohet në të gjitha shkollat sipas një rregulloreje të dalë nga Ministria e Arsimit në vitin 2011. Është një rregullore e cila të ndihmon si për dokumentacionin e përditshëm të mësuesit mentor por mbi të gjitha për mësuesin kandidat.  

Mësuesi kandidat krahas emocionit për detyrën e re që nis, nuk duhet të ketë ankthin e dokumentacionit që duhet të plotësojë. Mësuesi kandidat jep mësim 1/4-ën e normës javore të mësuesit përkatës. Pjesa tjetër e normës ndahet: 1/2 e orëve si mësues ndihmës dhe 1/2 e orëve për vëzhgime të procesit mësimdhënës. Mësuesi kandidat ka detyrime profesionale të njëjta me ato të mësuesve të institucionit arsimor, përfshirë pjesëmarrjen në mbledhjet e ekipit lëndor e të këshillit pedagogjik, si dhe detyrën e mësuesit kujdestar.


 Në dosjen e tij, të punës së përditshme, mësuesi kandidat duhet të ketë këto dokumente: 

  • Orari i hartuar në bashkëpunim me mësuesin mentor, ku përcaktohen qartë oërt e vëzhgimit dhe orët e mësuesit ndihmës;
  • Plani analitik i ndarë me tremujore, i hartuar në bashkëpunim me mësuesin mentor;
  • Plani ditor i hartuar nga vetë mësuesi kandidat  i cili kontrollohet nga mësuesi  mentor;
  • Gjatë orëve të vëzhgimit, por edhe të ndihmës mësuesi kandidat duhet të mbajë një format vëzhgimi për ecurinë e punës. Më poshtë po paraqesim një format të plotësuar që duhet të jetë për çdo orë mësimi që kandidati merr pjesë. 

Kështu dita-ditës praktikanti do të rritet profesionalisht , do të kuptojë qëllimin e detyrës së tij. Në pjesën e fundit, pra gjatë muajit maj, mësuesi kandidat duhet të dorëzojë një dosje të strukturuar për punën e tij gjatë gjithë vitit shkollor. Përveç dokumenteve të realizuara gjatë vitit komisioni vlerësues i punës kërkon edhe dokumentet e mëposhtme: 


Neni 19 

Portofoli i praktikantit 

Gjatë zhvillimit të praktikës profesionale, praktikanti plotëson portofolin e tij me përvojat më të mira. Portofoli përmban: 

  1.  Planin lëndor vjetor; 
  2. Objektiva të arritjeve të nxënësve për një kapitull; 
  3. Plane ditore të orëve mësimore (2-3 modele); 
  4. Teste të orëve mësimore dhe të kapitujve (2-3 modele); 
  5. Projekte kurrikulare të zhvilluara me nxënësit (1-2 modele); 
  6. Shembuj të përdorimit nga praktikanti të burimeve të mësimdhënies, përveç tekstit të nxënësit; 
  7. Shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e: a. komunikimit me gojë dhe me shkrim; b. të menduarit kritik; c. të menduarit krijues; d. të punuarit në grup; e. të menaxhimit nga nxënësit, të informacionit mësimor nga burime të ndryshme; f. të përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie; g. të përdorimit të matematikës e gjuhës shqipe në mësimdhënie; h. të punës me nxënësit me vështirësi në të nxënë; i. të punës me nxënësit me prirje të veçanta;
  8.  “Raportin e praktikantit” me reflektime mbi përvojat e tij gjatë praktikës profesionale, me sukseset më të spikatura dhe vështirësitë kryesore (sipas shtojcës 6 “Raporti i praktikantit”, bashkëlidhur kësaj Rregulloreje).


1. Plani lëndor vjetor

Ky dokument është edhe dokumenti kryesor i  mësuesit kandidat,  i cili hartohet në bashkëpunim me mësuesin mentor. Përmes këtij dokumenti  kandidati prezanton punën e tij 1 vjecare në shkollë. Ai kupton respektimin e njohurive të reja dhe atyre për përsëritje. Plani vjetor ndahet në tremujorë dhe paraqitet i plotë.  


2. Objektiva të arritjeve të nxënësve për një kapitull

 Ky koncept në fakt është ndryshuar me rezultatet e të nxënit që duhet të fitojë nxënësi për një lëndë të caktuar. 


3. Plane ditore të orëve mësimore (2-3 modele)

 Mësuesi kandidat zgjedh disa ditarë të zhvilluara nga ai gjatë punës së tij.  Të kihen parasysh të gjitha elementet e ditarit: Fusha, Shkalla, Tema, Situata e të nxënit etj.  Të përcaktohen qartë rezultatet e të nxënit, metodologjia e cila është e rëndësishme për të kuptuar origjinalitetin e punës së këtij kandidati. 


4. Teste të orëve mësimore dhe të kapitujve (2-3 modele) 

Testet janë të rëndësishme të jenë të hartuara sipas modeleve të realizuara nga ASCAP, të kenë të qarta kompetencat, rezultatet e të nxënit që kërkon mësuesi. Testi duhet të ketë të përcaktuar qartë metodologjinë, të ketë pyetje që nxisin te nxënësin jo thjesht provën e kujtesës, port ë logjikës, çfarëdolloj lënde të jetë. 


5. Projekte kurrikulare të zhvilluara me nxënësit (1-2 modele)

Tashmë prej shumë vitesh si një formë vlerësimi të punës së nxënësit ne japim edhe detyrë projekte të cilat nuk duhet në asnjë mënyrë të jenë materiale të marra nga interneti!! Projekti duhet në fund të zhvillimit të tij duhet të realizojë një “produkt” sado i thjeshtë, p.sh: një album, foto, përkthim, eksperiment, të cilat e shtyjnë nxënësin drejt të menduarit kritik. 



Më poshtë po sqaroj edhe zërat që duhet të ketë një projekt i realizuar në shkollë:


Tema______ (përzgjidhet në bashkëpunim me nxënësit).


Kompetencat  _______(përzgjidhen nga mësuesi në funksion të temës që u zgjodh).


Rezultatet e të nxënit ______(përcaktohen në funksion të qëllimeve që ka projekti). 


Burimet _______ (këto do të vendosen të gjitha mundësitë që do të përdoren për të realizuar projektin, do të sugjeroja edhe partneritetin me prindër, organizata të ndryshme, kompani të cilat mund t’ju krijojnë një mundësi për një buxhet për një performancë të shkëlqyer).


Metodologjia e realizimit_____ (e rëndësishme është të përcaktohet se si do ta realizohet ky projekt, mësuesi duhet të jetë në rolin e një mentori për të drejtuar nxënësit e tij për të realizuar produktin. Metoda të propozuara:  bashkëbisedimi, punë individuale, në grupe, prezantim,punë  individuale, diskutim, përdorimi i TIK).


Qëllimi i projektit _____ (Ku kërkon të dalë ky projekt).


Përshkrimi i projektit_____(Përshkruhet puna që do të bëhet me hapa për realizimin e projektit, këtu ftohen nxënësit të mbajnë shënime për çdo punë të bërë gjatë realizimit të projektit).


Synimet___ (Çfarë synimi ka mësuesi për të arritur përmes këtij projekti). 


Përfituesit____(nxënësit).


Grupet e  punës_____(vendosen sa grupe do të punojnë dhe caktohen liderët e grupeve). 


Veprimtari ____(plotësohet një tabelë me të gjitha veprimtaritë që duhen për të realizuar këtë projekt, p.sh: caktimi i  temës, takimi i parë me grupin, etj). 


Shtrirja e projektit ____ (kohëzgjatja e projektit, 1 vit).


Drejtuese e projektit ______ (emri juaj)


Bashkëpunimi _____ (departamenti juaj, organizata të interesuara etj). 


Buxheti_____ (nëse ka). 


Sqarim: Ky format bëhet në fillim të viti pasi mësuesi  ka pyetur e parë interesat e nxënësit. Ky format do të shoqërohet edhe me produktin që realizoi në fund nxënësi. Pra nëse tema ka qenë: Realizimi i një albumi fotografik, duhet të jetë edhe albumi për të parë si është realizuar projekti. 


6. Shembuj të përdorimit nga praktikanti të burimeve të mësimdhënies, përveç tekstit të nxënësit

Këtu do të sugjeroja që kandidati të përdorte burimet teknologjike, por jo vetëm, të cilat janë edhe trend të kohës në mësimdhënie, çdo mësues duhet të përdorë mjete alternative të cilat shërbejnë për një qëllim, atë të të nxënit. Këto metoda e afrojnë nxënësin me realitetin dhe jetën e përditshme. Shembull tjetër do të ishte interesant, nëse mësuesi  e ka nxjerrë në natyrë nxënësin për t’i shpjeguar një dukuri, për t’ia bërë nxënësit më interesante, por mbi të gjitha të kuptueshme. 


7. Shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e:

a. komunikimit me gojë dhe me shkrim; 

b. të menduarit kritik;

c. të menduarit krijues; 

d. të punuarit në grup; 

e. të menaxhimit nga nxënësit, të informacionit mësimor nga burime të ndryshme;

 f. të përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie; g. të përdorimit të matematikës e gjuhës shqipe në mësimdhënie; 

h. të punës me nxënësit me vështirësi në të nxënë; i. të punës me nxënësit me prirje të veçanta;

Aftësitë e mësipërme janë aftësi të cilat kërkohen nga çdo edukator sot. Është synimi kryesor që çdonjëri nga të arrijë aftësitë që e përgatisin nxënësin si një qytetar të së ardhmes.

Metoda të mundshme për përdorim: 

Pyetje përgjigje, diskutim, grupet e eksperteve, kllaster, hartë konceptesh, hap pas hapi etj. 


8. “Raporti i praktikantit” me reflektime mbi përvojat e tij gjatë praktikës profesionale, me sukseset më të spikatura dhe vështirësitë kryesore (sipas shtojcës 6 “Raporti i praktikantit”, bashkëlidhur kësaj Rregulloreje).


SHTOJCA 6: 

RAPORTI I PRAKTIKANTIT 

Institucioni i praktikës profesionale _________________ 

Niveli arsimor ________ Lënda ______________

Periudha e zhvillimit të praktikës profesionale __________ 


MBRESAT MË TË FORTA 

Ky raport është një reflektim i praktikantit mbi përvojat e tij gjatë zhvillimit të praktikës profesionale, marrëdhëniet e tij më nxënësit, personelin e institucionit, prindërit, mbi progresin e tij profesional etj.


ARRITJET MË TË SPIKATURA 

( Një projekt i bukur një orë mësimore e arrirë etj.) 


VËSHTIRËSITË KRYESORE 

Sigurisht që puna e mësuesit nuk është e lehtë, mësuesi do të ketë edhe vështirësi të cilat duhet të jenë motivuese për t’i kaluar në të ardhmen. Vështirësi mund të konsiderohet: menaxhimi i klasës; shpjegimi i mësimit; përdorimi i  metodave të integruara etj. 

Gjithashtu kandidati duhet të ketë me vete edhe vlerësimin e mësuesit mentor të cilin unë po e vendos më poshtë: Pika më e lartë është 4 më e vogla 1. 



VLERËSIMI I PRAKTIKANTIT 

DAR/ZA..........................

Shkolla:............................................................... 

Niveli arsimor:..............................................................................................

Lëndët:.............................................


Kompetenca 1: ËSHTË I PËRGATITUR NGA ANA SHKENCORE

Kompetenca 2: NJEH DOKUMENTACIONIN ZYRTAR DHE E PLOTËSON NË PËRPUTHJE ME RREGULLAT ZYRTARE

Kompetenca 3: SYNON TË FORMOJË TE NXËNËSIT AFTËSI NDËRKURRIKULARE

 

2. Ky tregues nuk përdoret për mësuesin e matematikës.

Kompetenca 4: ZHVILLON MËSIMDHËNIE SIPAS PRAKTIKAVE TË SUKSESSHME BASHKËKOHORE

Kompetenca 5: PËRKUJDESET PËR SUKSESIN E ÇDO NXËNËSI

Kompetenca 6: VLERËSON SISTEMATIKISHT NXËNËSIT ME NJË LARMI MËNYRASH VLERËSIMI 

Kompetenca 7: RESPEKTON NORMAT E ETIKËS DHE SJELLJES NË INSTITUCIONIN ARSIMOR

Kompetenca 8: ËSHTË AKTIV DHE PRODUKTIV NË BASHKËPUNIMIN ME KOLEGËT

Praktikanti______________ka kryer praktikën profesionale ___________gjatë periudhës në__________ dhe është vlerësuar si më poshtë:

Më poshtë në formatin PDF do të gjeni Rregulloren për Organizimin dhe Zhvillimin e Praktikave Profesionale për Profesionin e Rregulluar të Mësuesit (Rregullore e MASR-së). 

 




 Shembull relacioni për mësuesin mentor 

 

                                                                        RELACIONI 

Drejtuar: DREJTORISË SË SHKOLLËS

Lënda: Mbi vëzhgimin e praktikantes _________________________


Kandidatja si pikë të fortë të saj realizon një bashkëpunim të fortë dhe është e gatshme të japë sadopak kontributin e saj në mësimdhënie.

Zotëron anën shkencore të lëndës, por ka nevojë për siguri.

Duhet të kuptojë se libri nuk është i vetmi burim informacioni, por sigurisht kjo do të vijë pasi të sigurojë eksperiencën e nevojshme.

 Duhet të bëjë më shumë punë për të kuptuar nivelet e nxënësve në mënyrë që të sigurojë punë individuale me secilin nxënës. 

Nxit debatin në klasë, por ka ende punë për të kuptuar se debati duhet të realizojë një qëllim të caktuar dhe sigurisht kërkon një përfundim.

Duhet të dalë nga skematizmi i Ditarit dhe metodës që ka shkruar. Duhet të kuptojë se ditari është vetëm një mjet ndihmës.

Gjatë orës së mësimit klima kryesisht është miqësore. 



Mësuese mentore________________________________





(Përgatiti Msc.Oriana Osmani; Portali Shkollor) 

51,105 Lexime
4 vjet më parë