“Në këtë prag festash jemi këtu për të festuar bashkë me ju”
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla vizitoi sot Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla vizitoi sot Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave në kuadër të aktiviteteve që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise po zhvillon me rastin e festave të fundvitit në qendrat e përkujdesit social.
Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, Ministrja Nikolla theksoi se Ministria e Arsimit dhe Sportit, është angazhuar në këto dy vitet e fundit në një sërë nismash, projektesh dhe politikash sociale të cilat kanë fokus pikërisht komunitetin rom, si dhe shtresat në nevojë.
Sipas saj, që nga viti 2006, në shkolla vazhdon të bëhet regjistrimi i fëmijëve romë në klasën e parë, edhe pse nuk janë të pajisur me certifikatë lindjeje gjatë muajit të parë të vitit shkollor. Gjithashtu fëmijët romë në arsimin e detyruar i marrin tekstet shkollore falas në shkollën ku janë të regjistruar. Për këtë vit shkollor 3.205 nxënës romë morën tekste falas.
“Ne besojmë që çelësi i luftës kundër varfërisë dhe dhunës ndaj fëmijëve e familjes, është pikërisht një edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Është pikërisht kjo, arsyeja kryesore që për këtë qeveri arsimi është në prioritet kombëtar”, deklaroi ministrja Nikolla.
Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencave është strehë për personat dhe familjet në situatë emergjente nga e cila aktualisht përfitojnë 194 familje. Qëllimi i kësaj qendre është t’ju vijë në ndihmë individëve dhe familjeve në emergjencë që vinë nga grupe të ndryshme shoqërore pa dallim gjinie, seksi, race, gjuhe, feje etj.
“Në këtë prag festash jemi këtu për të festuar bashkë me ju, fëmijë e familje të komunitetit rom por dhe për t’iu thënë se angazhimi jonë, si Qeveri e si institucione, në mbështetjen tuaj do të vazhdojë të jetë maksimal. Së bashku do të mundësojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, për integrimin e tyre në shoqërinë si qytetarë të barabartë”, tha Nikolla.
· Kjo strehë është tipologji e re eshërbimeve në sistemin e mbrotjes sociale i cili ka filluar në vitin 2013. Shërbimet e saj janë si më poshtë:
· Strehim ne apartamentet e qendrës.
· Shërbim shëndetësor.
· Fuqizim i familjes nëpërmjet nxitjes sëpunësimit dhe përfitimit nga programet e strehimi të pushtetit vendor.
· Shërbim për fëmijët ( programe edukimi,arsimim, dhe aktivitete ).
· Shërbime integruese përfshirë aktivitetendërgjegjësimi, aktivitet psikosociale për familjen dhe anëtarët e saj.
· Kurse prindërimi.
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Tirana mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri
QSHA njofton zyrtarisht: Provimi i licencës për vitin 2022 do të zhvillohet gjatë periudhës Prill - Maj