Ndërpritet procesi mësimor në Kosovë deri me datë 27 mars
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit deri me datë 27 mars 2020, ndërpret procesin mësimor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, prindërit, punonjësit e arsimit, se për shkak të masave parandaluese rreth Koronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga sot, me datë 12 mars 2020, deri me datë 27 mars 2020, ndërprehet procesi mësimor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor bëhet për të gjitha nivelet, nga institucionet parashkollore e deri te institucionet e arsimit të lartë në sektorin publik dhe atë privat.
MAShTI do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.
Burimi: MASHT
(Portali Shkollor)
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Hartimi i projektit kurrikular
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë