Motivimi në arsim, proces drejt suksesit
Ky punim fokusohet në rëndësinë e madhe që ka motivimi si proces që e çon arsimin drejt suksesit. Qëllimi i punimit është të vlerësojë ndikimin që ka motivimi në sistemin arsimor parauniversitar shqiptar.
Abstrakti
Ky punim fokusohet në rëndësinë e madhe që ka motivimi si proces që e çon arsimin drejt suksesit. Qëllimi i punimit është të vlerësojë ndikimin që ka motivimi në sistemin arsimor parauniversitar shqiptar.
Këtu bëj një analizë të strukturës së sistemit arsimor parauniversitar, duke e parë shkollën si institucion dhe organizatë arsimore ku realizohet edukimi akademik, nëpërmjet të cilit shoqëria në mënyrë të qëllimshme transmeton kulturën dhe vlerat e saj të akumuluara nga një brez në tjetrin. Motivimi përfaqësohet nga forcat që veprojnë mbi ose brenda një personi dhe që e detyrojnë atë të sillet në një mënyrë të caktuar, të orientuar nga disa qëllime. Studiohet motivimi në secilin prej aktorëve të sistemit arsimor: drejtues, mësues, nxënës dhe prindër, ku nxënësi është edhe hallka kyçe e sistemit.
Metodologjia e përdorur në punim është gërshetimi i metodologjisë sasiore dhe cilësore. Konkretisht metodat e përdorura janë: metoda e vëzhgimit, historike dhe sintetike.
Në punim janë përfshirë tre shkolla të rrethit Fier. Subjekt i punimit janë bërë 3 drejtues, 20 mësues, 58 nxënës të tre klasave të nënta dhe një klasë e shtatë dhe 32 prindër të nxënësve që studiojnë në këto shkolla.
Për mbledhjen e të dhënave janë përdorur pyetësorët e strukturuar, që tregojnë ndikimin e motivimit në performancën e secilit prej aktorëve të intervistuar.
Nga punimi u vërtetua hipoteza se fëmijët e motivuar mësojnë më shumë se fëmijët e pamotivuar dhe fëmijët që e kanë motivim të brendshëm janë të shkëlqyer në mësime e veprimtari të ndryshme shkollore.
Fjalë kyçe: Motivim, strukturë arsimore, institucion arsimor, mësimdhënës, mësimnxënës.
1.1 Prezantimi i problemit
Në ditët e sotme ku teknologjia dhe gjithë shoqëria ecën me ritme të shpejta, arsimi parauniversitar në Shqipëri duket sikur çalon. Kjo ndodh për disa arsye si: një strukturë arsimore e cila brenda 24 viteve të fundit ka ndryshuar disa herë kjo e diktuar edhe nga koha ose shumica e vendeve të Europës. Lëvizjet e vrullshme demografike brenda edhe jashtë vendit. Mos vlerësimi i figurës së mësuesit. Problemet e ndryshme social-ekonomike. Një sistem i tërë i ndërthurur shkaktoi një mungesë te thellë motivimi të brendshëm dhe të jashtëm tek nxënësit. Është shumë e nevojshme të kryhen kërkime të mëtejshme të cilat marrin parasysh ndikimin e fuqishëm që ka motivimi në arsimimin e suksesshëm të brezave të rinj.
1.2 Qëllimi i punimit
Qëllimi kryesor i këtij punimi është të përcaktoj shkallën e motivimit tek aktorët e sistemit arsimor. Cilat janë metodat, strategjitë, apo mënyrat që përdorin për të mbajtur sa me aktiv procesin e motivuarit të nxënësve në klasë. Gjithashtu të përcaktoj shkakun e motivimit, është motivim i brendshëm apo i jashtëm. Si dhe mënyrën si ndikon motivimi në suksesin e arsimit.
1.3 Pyetjet e punimit
Studimi përqendrohet në disa pyetje të cilat janë:
Ç’është motivimi?
A janë të motivuar drejtuesit, mësuesit, nxënësit dhe prindërit?
Cili është lloji i motivimit që ata kanë?
Sa e lartë është shkalla e motivimit?
Si dhe sa ndikon motivimi në mësimnxënie?
A ndërvepron motivimi i stafit pedagogjik me nxënësit dhe prindërit?
Si dhe sa ndikon motivimi si proces në suksesin e arsimit?
1.4 Rëndësia e punimit
Ky punim synon të zbulojë se si ndikon motivimi në suksesin e sistemit arsimor. Punimi mund të ndihmojë drejtoritë e shkollave, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat e Arsimit, si dhe institucionet politikë-bërëse për të hartuar programe pune dhe për të bërë ndërhyrje lidhur me rritjen e shkallës së motivimit në arsim.
1.5 Kufizimi i Punimit
Ky punim ka disa kufizime:
Kushtet social ekonomike dhe arsimore janë të ndryshme për zona të ndryshme prandaj dhe shkalla e motivimit është e ndryshme.
Studiues të ndryshëm përdorin instrumente të ndryshme , prandaj krahasimet e të dhënave për motivimin në arsim në territore të ndryshme apo dhe brenda një territori duhen marrë me rezervë.
1.6 Organizimi i punimit
Ky punim është organizuar në katër pjesë.
Në pjesën e parë, trajtohen prezantimi i problemit, qëllimi i studimit, pyetjet e studimit, rëndësia e studimit, kufizimet e studimit dhe organizimi i studimit.
Në pjesën e dytë shqyrtohet literatura e shfrytëzuar.
Në pjesën e tretë trajtohen metodologjia e përdorur në studim, popullata dhe kampioni, mbledhja e të dhënave, pyetësorët, vëzhgimi, qëllimi i vëzhgimit, analiza e vëzhgimit, niveli i të kuptuarit, konkluzionet e pyetësorëve, diskutimi, ndarja kohore dhe burimet e materialet e përdorura.
Në pjesën e katërt dhe të fundit jepen përfundimet dhe rekomandimet.
3. Metodologjia
Për realizimin e hulumtimit janë përdorur metoda sasiore dhe cilësore. Konkretisht metodat e përdorura janë: metoda e vëzhgimit, historike dhe sintetike. Punimi është kryer nëpërmjet instrumenteve të mëposhtëm:
Pyetësorë të strukturuar për drejtuesit, mësuesit, nxënësin dhe prindërit.
Vëzhgime të drejtpërdrejta.
3.1 Popullata dhe kampioni
Popullata e këtij punimi ishin drejtuesit, mësuesit, nxënësit e prindërit e arsimit bazë në tre shkolla të rrethit Fier. Subjekt i punimit janë bërë: 3 drejtues, 20 mësues, 58 nxënës të tre klasave të nënta dhe një klasë e shtatë, dhe 32 prindër të nxënësve që studiojnë në këto shkolla.
Për mbledhjen e të dhënave janë përdorur pyetësorët e strukturuar.
Pyetësori për drejtuesin përbëhej nga16 pyetje. Pyetësori për mësuesin përbëhej nga 32 pyetje. Pyetësori për nxënësit përbëhej nga 25 pyetje. Pyetësori për prindërit përbëhej nga 10 pyetje.
Përbërja e kampionit, sipas karakteristikave të aktorëve pjesëmarrës në punim është: drejtues femra 1, meshkuj 2. mësues femra 13, meshkuj 7. Nxënës femra 28, meshkuj 30. Prindër femra 22, meshkuj 10.
3.2 Mbledhja e të dhënave
Gjatë kryerjes së punimit, janë mbledhur të dhëna nga tre shkolla të rrethit të Fierit. Shkollat që u përfshinë në punim janë në shtrirje të ndryshme gjeografike brenda rrethit. Të tria janë shkolla 9-vjeçare: “Thanas Laska” Ndërnënas. “Koli Dimo” Frashër. “Sotir Kola” Belinë.
3.3 Pyetësorët
Pyetësorët u bëhen katër prej elementëve të sistemit arsimor: drejtuesve, mësuesve, nxënësve dhe prindërve.
3.4 Vëzhgimi
Në secilën klasë është kryer metoda e vëzhgimit 6 orë, 4 ditë mësimore. Kemi vëzhguar motivimin në shkollë si dhe ndryshimin e metodave që përdorin mësuesit për të motivuar nxënësit e tyre në një shkollë publike.
3.4.1 Qëllimi i vëzhgimit
Është për të parë shkallën e motivimit në shkollë.
Për të përcaktuar cilat janë metodat dhe teknikat më efektive për të motivuar nxënësit.
Për të përcaktuar metodat stimuluese që përdorin mësuesit për të nxitur nxënësit në klasë.
Për të përcaktuar sesa kohë i dedikojnë mësuesit çdo nxënësi në klasë.
Ç’farë klime mbizotëron brenda klasës ?
A ishin ambientet e duhura për të motivuar nxënësit ?
3.4.2 Analiza e vëzhgimit
Shkalla e motivimit në shkolla ka ardhur në rritje dhe kjo duket qartë në të gjithë aktorët që ndikojnë në arsimimin e brezit të ri, sidomos tek mësuesit. Janë pikërisht mësuesit që përdorin metoda dhe teknika efektive që të motivojnë sa më shumë nxënësit. Tashmë nuk është më mësuesi qendra e orës së mësimit por është nxënësi. Gjithçka në dobi të të nxënit të nxënësit duke e bërë nxënësin hallkën kyçe të arsimit. Mësuesit shpesh përdorin mënyra të ndryshme vlerësuese si me notë, por edhe me shprehje të shoqëruara këto me fjalë inkurajuese të cilat i shërbejnë motivimit të nxënësit. Shpërblimet materiale janë shumë të rralla. Klima që mbizotëron në klasë është e ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse. Komunikimi mësues-nxënës dhe nxënës-nxënës është tepër pozitiv. Ambientet janë përgjithësisht motivuese, në klasa ka një mënyrë harmonike të shpërndarjes së mjeteve që mbushin ambientin e klasës. Klasat kanë edhe vazo me lule të cilat shërbejnë si mushkri për ambientin e klasës.
3.5 Niveli i të kuptuarit
Niveli i të kuptuarit nga drejtuesit, mësuesit, nxënësit dhe prindërit në plotësimin e pyetësorëve ishte i pëlqyeshëm. U vunë re në disa raste hezitime të vogla të cilat u shoqëruan me ndonjë pyetje të lënë pa përgjigje por kjo ishte një vlerë tepër e vogël thuajse e papërfillshme. Niveli i të kuptuarit dhe bashkëpunimi ishte tepër optimal.
3.6 Konkluzionet e pyetësorëve
Konkluzion i përgjithshëm i pyetësorit për drejtuesit
Nga përgjigjet që morëm prej pyetësorit rezultoi se kushtet e punës në shkolla janë normale dhe sigurisht ka akoma punë për tu bërë për përmirësim të vazhdueshëm. Komunikimi drejtues mësues është optimal. Motivimi i drejtuesve është i brendshëm. Gjatë punës motivojnë rregullisht stafin e tyre me lavdërime për punën e mirë që kryen mësuesi, mbështetje në punën e tyre si dhe duke i ndihmuar për përmirësim të vazhdueshëm në mësimdhënie.
Konkluzion i përgjithshëm i pyetësorit për nxënësit
97% e nxënësve pohojnë se janë të motivuar të arsimohen, 2% janë pjesërisht të motivuar dhe 1% nuk kanë asnjë motivim.
40% e nxënësve i pëlqejnë të gjitha lëndët, 7% i pëlqejnë mjaftueshëm dhe 53% nuk i pëlqejnë të gjitha lëndët mësimore.
81% e nxënësve pohojnë se kanë motivim të brendshëm, 4% pjesërisht të brendshëm dhe 15% motivim të jashtëm.
84% e nxënësve pohojnë se ndjehen të respektuar dhe motivohen nga mësuesit e tyre për të mësuar, 4% pjesërisht dhe 12% nuk motivohen.
82% e nxënësve pohojnë se klima në klasë është e mirë, 1% mjaftueshëm dhe 17% që nuk është e mirë.
56% e nxënësve pohojnë se prindërit i ndihmojnë në mësime, 3% mjaftueshëm dhe 41% që nuk ndihmohen.
43% e nxënësve motivohen nga prindërit përmes shpërblimeve, 3% motivohen pjesërisht dhe 54% nuk motivohen.
84% e nxënësve ndihen të sigurt të pa stresuar dhe mirë në shkollë, 3% pjesërisht dhe 13% ndihen keq në shkollë.
Konkluzion i përgjithshëm i pyetësorit për mësuesit
Për kushtet e punës në shkollë 70% e mësuesve pohuan se janë të mira, 23% pohuan se janë pjesërisht të mira dhe 7% pohuan se nuk janë të mira. Përsa i përket mënyrës se si e shikojnë mësuesit drejtimin e shkollës 52% e tyre pohuan se drejtimi është i mirë, 31% e tyre pohuan se drejtimi është në nivel mjaftueshëm dhe 17% e mësuesve pohuan se drejtimi nuk është i mirë.
47% e mësuesve të pyetur mendojnë se paga e mësuesit është e mirë, 37% mendojnë se është e mjaftueshme dhe 16% mendojnë se paga nuk mjafton për një jetesë normale.
Për komunkimin me kolegët 52% e mësuesve e vlerësojnë si të mirë, 32% mjaftueshëm dhe 16% nuk kanë komunikim.
Përsa i përket ngarkesës mësimore 35% e mësuesve mendojnë se nuk kanë ngarkesë të madhe mësimore, 32% kanë pjesërisht ngarkesë dhe 33% që janë të mbingarkuar, pasi u duhet të hartojnë vet testet, të korrigjojnë detyrat edhe punët e ndryshme me shkrim, të mbajnë shumë procesverbale për veprimtari të ndryshme shkollore. Për sjelljen e nxënësve në shkollë 56% e mësuesve pohojnë se sjellja është e mirë, 32% pohojnë se është pjesërisht mirë dhe 12% pohojnë se në shkollë ka nxënës që nuk sillen mirë.
Përsa i përket motivimit të nxënësve 72% e mësuesve pohojnë se i motivojnë rregullisht nxënësit, 25% që i motivojnë mjaftueshëm dhe 3% që nuk i motivojnë dhe kjo është pjesë e mosbashkëpunimit me nxënësit për rregullin në klasë.
Konkluzion i përgjithshëm i pyetësorit për prindërit
Lidhur me infrastrukturën në shkollë 47% e prindërve pohojnë se është e mirë, 28% pjesërisht mirë dhe 25% infrastrukturë jo e mirë.
74% e prindërve pohojnë se janë të kënaqur me stafin pedagogjik, 21% pjesërisht të kënaqur dhe 5% nuk janë të kënaqur.
70% e prindërve pohojnë se i motivojnë fëmijët, 25% i motivojnë pjesërisht dhe 5% nuk i motivojnë.
3.7 Diskutimi
Termi motivim përmbledh në vetvete një sërë përbërësish që janë të lidhur me plot ndjesi e stimuj të ndryshëm, të brendshëm ose të jashtëm, të lindur ose të mësuar gjatë jetës. Ata vihen në funksion të prirjeve për të arritur suksesin e dëshiruar, për të plotësuar nevojat, për të reaguar në mënyrë të përshtatshme ndaj stimujve dhe për të shmangur rrezikun nga dështimi. Përmes motivimit parandihen ose parashikohen rrjedhojat e mundshme të mjaft sjelljeve apo veprimeve. Motivimi nuk është një pikë nisje por një proces që na shoqëron në çdo veprim tonin. Ajo ç’ka vlen për tu diskutuar është pikërisht fakti si mund të rritim sa më shumë shkallën e motivimit në të gjithë aktorët e sistemit arsimor për të pasur një produkt sa më të motivuar e më të mirë që është nxënësi.
3.8 Afati dhe mundësitë
3.8.1 Ndarja kohore
Procesi i mbledhjes së të dhënave nëpërmjet katër instrumenteve: rishikim, literaturë, pyetësorë dhe vëzhgimi zgjati për një periudhë kohore prej një muaj në vazhdimësi, ku fillimisht u kryen plotësimet e pyetësorëve të drejtuesve, mësuesve, nxënësve dhe prindërve si dhe vëzhgimet në orë mësimore. Kurse koha e përpunimit të të dhënave zgjati rreth dy javë, së bashku me analizën dhe konkluzionin.
3.8.2 Burimet e materialeve të përdorura
Janë shfrytëzuar materiale nga literaturë të autorëve të huaj dhe shqiptarë rreth Pedagogjisë e Psikologjisë së edukimit. Bashkëngjitur këtij materiali, do të gjendet e gjithë literature e shfrytëzuar.
PËRFUNDIME
Nga punimi që u krye u vu re se motivimi është një proces që shoqëron gjithë jetën e shkollës duke realizuar ndërthurjen e elementëve njëri me tjetrin që jeta e shkollës të funksionoi si një e tërë.
Drejtuesi është element shumë i rëndësishëm i organizimit dhe menaxhimit të jetës në shkollë dhe harmonisë që krijohet në të. Roli i tij është vendimtar në ecurinë e shkollës. Motivimi i duhur i drejtuesit dhe përcjellja e këtij motivimi në hallkat e tjera të jetës së shkollës sigurisht që e çon shkollën drejt suksesit.
Faktor tjetër shumë i rëndësishëm i jetës së shkollës është mësuesi. Mësuesi duhet të jetë plot motivim dhe energji që jo vetëm e zotëron por edhe e transmeton tek nxënësi. Ky motivim transmetohet tek nxënësi nëpërmjet formave të ndryshme: sjelljes, komunikimit, metodave, teknikave, mjeteve, shpërblimeve etj.
Kërkimet hulumtuese zbuluan se mësuesit që ishin të motivuar dhe ndjeheshin mirë në vendin e punës ndikonin pozitivisht në motivimin e nxënësve duke rritur produktivitetin. Këta mësues i bënin nxënësit të ndjeheshin të rëndësishëm dhe të vlefshëm. Ka ardhur koha që mësimi interaktiv e bashkëpunues të jetë bazë i procesit të mësimdhënies në mënyrë që të nxënit të jetë proces i thjeshtë, i kuptueshëm, i pëlqyeshëm.
Nga studimi dolëm në përfundimin se nxënësit e motivuar kanë rezultate të larta në mësime dhe e frekuentojnë rregullisht shkollën ndërsa nxënësit e pamotivuar kanë rezultate të ulëta në mësime dhe nuk e frekuentojnë rregullisht shkollën. Shkalla e motivimit në nxënës të ndryshëm është e ndryshme. Disa nxënës kanë motivim të brendshëm dhe performanca e tyre është e lartë në shumicën e lëndëve mësimore. Nxënës të tjerë kanë motivim të jashtëm nga mësuesi ose nga prindi dhe performanca e tyre është në nivel mesatar, parapëlqejnë lëndë të caktuara dhe kanë pak interes për lëndët e tjera. Marrëdhënia që krijon mësuesi me nxënësin ndikon drejtpërdrejtë në performancën e nxënësit në lëndën e caktuar. Sa më komod të ndjehet nxënësi në shkollë në raport me mësuesit, nxënësit, mjedisin e jashtëm e të brendshëm të shkollës aq me i lartë është motivimi dhe për rrjedhojë edhe performanca e tij.
Prindërit përbëjnë një tjetër element të rëndësishëm pasi ata ndikojnë drejtpërdrejt në motivimin e fëmijëve të tyre. Pritshmëria që prindërit kanë prej fëmijëve të tyre reflektohet në motivimin e nxënësit dhe për pasojë edhe në performancën e tyre. Sa më e lartë të jetë pritshmëria e prindit dhe zgjedhja e mënyrave të duhura për motivimin e fëmijës aq më i motivuar do të jetë fëmija dhe më e lartë do të jetë performanca.
REKOMANDIME
Drejtuesi duhet të jetë profesionist në punën e tij. Të ketë besim në vetvete dhe punojë për përmirësim të vazhdueshëm të tij. Duhet të ketë dashuri për profesionin, të punojë pa u kursyer me ndjenjë e përgjegjësi personale, të jetë i sjellshëm dhe i edukuar, i ndershëm në punë familje e shoqëri. Të ketë shkallë shumë të lartë motivimi dhe ta transmetoj atë tek të tjerët.
Mësuesi duhet të kuptojë se është faktor shumë i rëndësishëm i cili përmes punës së tij të palodhshme e të pakursyer ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e gjeneratës së re. Mësuesi duhet të ketë ndjenjën e empatisë, të ketë motivim të lartë dhe motivoj rregullisht nxënësit përmes punës së tij sistematike, metodave, teknikave, mjeteve e shpërblimeve. Mësuesi duhet të rrezatoj mirësi dhe entuziazëm duke e bërë orën e mësimit ngacmuese dhe dëfryese për nxënësin, ti orientojë në veprimtari krijuese dhe të kultivojë mendimin kritik tek nxënësi. Mësuesi duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e prindërve.
Prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre. Të rritin pritshmëritë për ta dhe t’i motivojnë sa më shumë për ti siguruar suksesin. Prindi dhe mësuesi duhet t’i kuptojë personalitetin, karakterin, temperamentin, motivimin, vullnetin, ndrojtjen e stresin në mënyrë që t’i vijë në ndihmë fëmijës dhe kjo arrihet vetëm duke bashkëpunuar ngushtësisht.
Ç’do nxënës ka vlerat e veta dhe mbi këto vlera ngrihet perspektiva e tij. Vlerat e nxënësit duhet të evidentohen e më pas orientohen e motivohen drejt aktiviteteve të ndryshme shkollore. Kështu i thua ç’do nxënësi “Edhe ti vlen”.
SHTOJCA
Pyetësori për drejtuesit
Gjinia |
---|
Pozicioni |
Institucioni |
Nr. | Pyetjet për drejtuesit | Mirë / Po | Mjaftueshëm / Pjesërisht | Dobët / jo |
---|---|---|---|---|
1. | Si janë kushtet e punës në shkollën tuaj? | |||
2. | A i ka të gjitha kushtet për të punuar normalisht? | |||
3. | Si është mjedisi i brendshëm i shkollës? | |||
4. | Si është mjedisi përreth shkollës? | |||
5. | A duhen përmirësuar kushtet e shkollës në punën tuaj? | |||
6. | Si është bashkëpunimi juaj me stafin pedagogjik? | |||
7. | A ju pëlqen stafi me të cilin punoni? | |||
8. | A jeni i motivuar në punën tuaj? | |||
9. | Motivimi juaj është i brendshëm? | |||
10. | E motivoni stafin tuaj? | |||
11. | A i ndihmon mësuesit sa herë që ata kanë nevojë? | |||
12. | A i lavdëron mësuesit për punë të mirë? | |||
13. | I ndihmon mësuesit për përmirësim në mësimdhënie? | |||
14. | A i bën të qarta objektivat dhe detyrat që do realizohen? | |||
15. | A i mbështet mësuesit në punën e tyre? | |||
16. | A i bën mësuesit të punojnë në kushte optimale? |
Pyetësori për mësuesit
Gjinia |
---|
Pozicioni |
Institucioni |
Nr. | Pyetjet për mësuesit | Mirë / Po | Mjaftueshëm / Pjesërisht | Dobët / Jo |
---|---|---|---|---|
1. | Si janë kushtet e punës në shkollën ku punon? | |||
2. | A i ka shkolla të gjitha kushtet për të punuar normalisht? | |||
3. | A ju kënaq mjedisi brenda shkollës? | |||
4. | A ju kënaq mjedisi përreth shkollës? | |||
5. | A duhen përmirësuar kushtet në shkollën ku punon? | |||
6. | A ju mbështet drejtori i shkollës në punën tuaj? | |||
7. | Ju krijon drejtori kushte optimale për të punuar? | |||
8. | A ju lavdëron drejtori për punën e mirë? | |||
9. | A ju ndihmon drejtori sa herë që ju keni nevojë? | |||
10. | A ju ndihmon drejtori për përmirësimin e mësimdhënies? | |||
11. | A i bën të qarta drejtori objektivat dhe detyrat që duhet të realizoni? | |||
12. | A i merr parasysh drejtuesi sugjerimet tuaja? | |||
13. | A është i drejtë dhe i paanshëm drejtori në raport me ju? | |||
14. | A është profesionist drejtori juaj? | |||
15. | A ju motivon rregullisht drejtori? | |||
16. | A ju lejon paga juaj të jetoni normalisht? | |||
17. | A mendoni se paga e mësuesit është mirë krahasuar me profesionet e tjera? | |||
18. | A bashkëpunojnë kolegët me njëri tjetrin? | |||
19. | A ju pëlqejnë kolegët me të cilët ju punoni? | |||
20. | A e respektoni ju njëri-tjetrin? | |||
21. | A është kolektivi grupi i rritjes profesionale? | |||
22. | A është normale ngarkesa juaj mësimore? | |||
23. | A keni ngarkesë të madhe në punën tuaj? | |||
24. | A bëni shumë detyra jashtë punës mësimore? | |||
25. | A përbën mbingarkesë gjithë përfshirja brenda profesionit? | |||
26. | A është përmirësuar sjellja e nxënësve në shkollë? | |||
27. | A përbën problem disiplina e nxënësve në klasa? | |||
28. | A është i vështirë komunikimi me nxënësit? | |||
29. | A i motivoni nxënësit tuaj? | |||
30. | A përdorni ju metoda me në qendër nxënësit? | |||
31. | A përdorni shpërblime për nxënësit? | |||
32. | A vendosni në bashkëpunim me nxënësit për rregullin në klasë? |
Pyetësori për nxënësit
Gjinia |
---|
Pozicioni |
Institucioni |
Nr. | Pyetjet për nxënësit | Mirë / Po | Mjaftueshëm / Pjesërisht | Dobët / Jo |
---|---|---|---|---|
1. | A jeni i motivuar për të frekuentuar shkollën? | |||
2. | A jeni i motivuar për të mësuar? | |||
3. | A ju pëlqejnë të gjitha lëndët? | |||
4. | Cila është lënda që ju pëlqen më shumë? | |||
5. | Cila është lënda që ju pëlqen më pak ? | |||
6. | A është i brendshëm motivimi juaj? | |||
7. | A është i jashtëm motivimi juaj? | |||
8. | A ju motivojnë mësuesit për të mësuar? | |||
9. | A shpjegojnë rregullisht mësuesit? | |||
10. | A përdorin mjete të ndryshme mësimore? | |||
11. | A përdorin metoda dhe teknika që u thjeshtojnë mësimin? | |||
12. | A ju inkurajojnë mësuesit me fjalë të ngrohta? | |||
13. | A ju respektojnë mësuesit? | |||
14. | A ndiheni të vlerësuar nga mësuesit? | |||
15. | A bashkëveproni me shokët e klasës? | |||
16. | A është e mirë klima në klasë? | |||
17. | A ju ndihmojnë prindërit në mësime? | |||
18. | A merrni shpërblime nga prindërit kur merrni nota të mira në mësime? | |||
19. | Ç’lloj shpërblimi? | |||
20. | A merrni ndëshkime nga prindërit kur merrni nota të këqija në mësime? | |||
21. | Ç’lloj ndëshkimi? | |||
22. | A ndiheni mirë në shkollën tuaj? | |||
23. | A ndiheni të stresuar në shkollën tuaj? | |||
24. | A ndiheni të sigurt në shkollën tuaj? | |||
25. | Çfarë dëshironi të ndryshosh në shkollën tuaj? |
Pyetësori për prindërit
Gjinia |
---|
Pozicioni |
Institucioni |
Nr. | Pyetjet për prindërit | Mirë / Po | Mjaftueshëm / Pjesërisht | Dobët / Jo |
---|---|---|---|---|
1. | A jeni të kënaqur me infrastrukturën në shkollën ku studion fëmija juaj? | |||
2. | A jeni të kënaqur me punën e stafit pedagogjik në shkollën ku studion fëmija juaj? | |||
3. | A keni komunikim të përhershëm me stafit pedagogjik në shkollën ku studion fëmija juaj? | |||
4. | A ndjeheni i respektuar prej stafit pedagogjik në shkollën ku studion fëmija juaj? | |||
5. | A studion rregullisht fëmija juaj? | |||
6. | A e ndihmoni ju në studim? | |||
7. | A e motivoni ju fëmijën për të studiuar? | |||
8. | A e lavdëroni fëmijën kur merr nota të mira në mësime? | |||
9. | A e qortoni fëmijën kur merr nota të këqija në mësime? | |||
10. | A keni pritshmëri të larta prej fëmijës tuaj? |
BIBLIOGRAFIA
Alderman MK (1999). Qëllimet dhe setting.Motivation qëllimi për: mundësitë për mësim dhe learning.New Jersey: Lawrence Erlbaum Associates fq.88-111.
Adler. ”Psikologjia individuale në shkollë dhe psikologjia e edukimit” (JKT) Tiranë (2005) Aydin, A. “Menaxhimi i klasës”, Ankara 1998,fq:56-68Balci, A. “Kërkimet Sociale, Metodat, Teknikat dhe Parimet”, Ankara (2001),fq: 100-105
Baloğlu, Nuri “Mënyra e sjelles së mësuesit ndaj nxënësit”. Ankara (2001),fq:15-25
Corno, L. (1994). Student vullnetin dhe arsimi: Rezultatet, ndikimet, dhe praktikat. Në Zimmerman BJ & NQ SCHUNK (ed.), Vetë-reguallor i të mësuarit dhe të performancës (f.q 229-254). Hillsdale, NJ: Laërence Erlbaum Assocaites.
Clıfford T.Morgan, “Hyrje në Psikologji”;(1991),fq: 204
Cohen, L. And Others.” Research Methods in Education ”,(2011) London, fq:180-182
data.planetar.edu.al/files/MOTIVIMI927.pptx
data.planetar.edu.al/files/9532.ppt
David G. MYERS ,” Social Psychology” , The McGraë Hill Inc. (,1996).fq:52-75
Elban, Leman “Metodat e mësuesit për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme”. Ankara (2009,)fq 124-134
http://www.vitrina.edu.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=44116
http://www.kosnet.uni-pr.edu/index.php/aftesimi/110-njohurite-e-mesimdhenies
http://www.kosnet.uni-pr.edu/index.php/klasa/108-nxenesit-e-talentuar
http://www.kosnet.uni-pr.edu/index.php/klasa/107-arsimimi-krijues-dhe-roli-i-mesimdhenesit
http://www.keshilla.net/keshilla-te-ndryshme/mesuesi-dhe-motivimi-i-nxenesit/
http://sq.wikibooks.org/wiki/Shkolla_dhe_komuniteti_dy_sisteme_t%C3%AB_nd%C3%ABrvarura/8
http://www.forumishqiptar.com/threads/136964-Menaxhimi-i-klas%C3%ABs-sipas-standarteve-pedagogjike
http://shkollaqedua.org/?page_id=284
http://sema.edu.al/si-mund-te-behem-nxenes-i-suksesshem-me-pak-studim/
http://www.vitrina.edu.al/newweb/index.php?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=48558
Ipşir; D. “Motivimi i nxënësit në sjelljet e pa dëshiruara”, Ankara( 2002),f:153-154
Keleġ, Zeynep “Arritja e suksesit të nxënësit duke u motivuar nga
Mësuesi”. Istambul (2010), fq:25-33
Keskġn, Resul “Sjellja e mësuesit ndaj nxënësit” Istambul (2009),fq:145-154
Korkmaz, i. “Motivimi ndaj nxënësit:, Ankara 2002),fq: 175-193.
Miller, Bonnie. “Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësin” (QPEA2003)
Özden, Y. “Rregullorja e klasës”, Istambul 2002, f:38-71.
Özyürek, M. “Modeli i motivimit nga ana e mësuesit”, Ankara 1996,fq:
Prof. Garo Sofokli “Metodologjia dhe praktika e mësimdhënies” (2011).
Prof. Përlala Dava “Psikologjia e edukimit” Botimi i dytë (2010). fq: 78-96
Prof. Orhani Zenel “Psikologjia e motivacionit dhe motivimi gjatë të nxënit”. Tiranë (2006).
Piaget, Jean. “Mbi pedagogjinë” (JKT) Tiranë 2005
Terzi, A.R. “Mësuesi i suksesshëm” Ankara (2002 )fq:155-156.
Yiğit, B. “Disiplina në klasë dhe sjelljet e nxënësit” Ankara (2002), fq: 156-162.
Nga:
Erjona Gjeçi, mësuese Arsimi fillor, shkolla9-Vjeçare “Koli Dimo” Frashër.
Ervin Gjeçi, mësues Arsimi i mesëm i ulët(Histori-Gjeografi), shkolla 9-Vjeçare “Sotir Kola” Belinë.
(Portali Shkollor)
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës