MOTIVIM

Mos ki frikë të dështosh!

Mos kini frikë të provoni, mos kini frikë të dështoni, mos kini frikë të jetoni, janë shprehjet e njohura të aktorit afro-amerikan, Denzel Washington, i cili magjeps dhe motivon përmes forcës së fjalës.

Mos kini frikë të provoni, mos kini frikë të dështoni, mos kini frikë të jetoni, janë shprehjet e njohura të aktorit afro-amerikan, Denzel Washington, i cili magjeps dhe motivon përmes forcës së fjalës. Dëshira e vërtetë, ndodhet brenda zemrës suaj, ndaj luftoni për ta realizuar atë.


Fjalimet e mbushura plot motivim për jetën, plot dëshirë për t'ia dalë, aktori i famshëm, ua drejton të sapodiplomuarëve. Ata që më së shumti kanë nevojë për inkurajim. Dështimi është pjesë e pashmangshme e procesit dhe rrugës drejt suksesit, ndaj shprehja e tij e madhe "Fail Big" (Dështo fort), tashmë ka marrë një tjetër konotacion, sepse të dështosh do të thotë që ke bërë përpjekjet e duhura drejt vetërealizimit.


Ndaj, kjo video u drejtohet të gjithëve. Atyre që kanë dështuar dhe mendojnë se kanë bërë "gabimin e jetës" e nuk mund ta rikuperojnë. U drejtohet maturantëve, të cilët presin të bëjnë të ashtëquajturën "zgjedhje të jetës", u drejtohet të sapodiplomuarëve, të cilët janë në dilemën e madhe se çfarë do të bëhet me jetën e tyre. U drejtohet atyre të rinjve të cilët nuk punojnë në profesion dhe ndjejnë se çdo ditë të tyren po e shpërdorojnë, thjesht për të marrë një rrogë në fund të muajit. U drejtohet atyre që punojnë në profesion, por hasin vështirësi, sepse të rinjtë "nëpërkëmben". U drejtohet mësuesve, të cilët nuk e gjejnë veten të shpërblyer mjaftueshëm, monetarisht dhe shpirtërisht. U drejtohet absolutisht të gjithë atyre, të cilët kanë guximin t'ia rinisin edhe një herë nga e para, sepse jeta është veçse një përpjekje e vazhdueshme drejt të ndjerit FITIMTAR. 


Ju ftojmë të ndiqni videon!

(Portali Shkollor)

2,321 Lexime
4 vjet më parë