Mirënjohja prekëse e një prindi për Arianitën, mësuese në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”
Në ditët e sotme, për hir të së vërtetës rrallë ndodh që prindërit të jenë mirënjohës ndaj mësuesve të fëmijëve të tyre dhe akoma më rrallë ndodh të shprehen publikisht. Por ky nuk është rasti i një nëne e cila na ka dërguar një kartolinë të ndjerë për mësuesen e djalit, të cilën mund ta lexoni më poshtë.
Dedikuar mësuese Arianitës...
Jam një prind i një nxënësi të klasës së 5-të C, të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë.
Me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2022, dua të uroj në mënyrë të veçantë, nëpërmjet jush mësuesen e djalit tim, mësuese Arianitën.
Gëzuar Vitin e Ri mësuese Arianita! Uroj që viti i ri t'ju sjellë të gjithë suksesin dhe lumturinë që meritoni! Ke luajtur një rol të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e djalit tim.
Kur ishte i humbur dhe i refuzuar, ju i dhatë drejtim dhe forcë për të ecur përpara. Gjithmonë e keni udhëhequr duke i dhënë këshillat e duhura.
Mirënjohje dhe falënderime pafund nga zemra!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Festojmë 28-29 nëntorin!
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Letër falenderuese mësuesit