Miratohet struktura e re e vitit shkollor 2022-2023, risia: Pushim një javor pas tremujorit të dytë
Ministrja Kushi këtë pasdite duket se ka ndarë një tjetër lajm të mirë për shkollat. Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.
Miratohet struktura e re e vitit shkollor 2022-2023 në sistemin arsimor parauniversitar. Urdhri i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për arsimit profesional, vitin që vjen sjell edhe disa ndryshime.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një publikim në rrjete sociale bëri të ditur se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së dytë mësimore.
Statusi i plotë i ministres Kushi:
"Të dashur nxënës dhe mësues,
Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.
Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.
Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.
Suksese të gjithëve!".
Nanila Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve