APELI

Ministrja Kushi uron rifillimin e procesit mësimor me mesazhet sensibilizuese të vetë nxënësve 

Një ditë përpara rifillimit të procesit mësimor, Ministrja e Arsimit Evis Kushi përveçse ka dhënë urimin e saj të rastit, ka apeluar për respektimin e masave kunder virusit COVID-19. "Të jemi të kujdesshëm në respektimin e rregullave anti-COVID"- ka thënë Kushi.

Nëpërmjet një videoje sensibilizuese për respektimin e masave anti-COVID ku përcillen mesazhe nga vetë nxënësit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor. 


Njëkohësisht, ajo apelon fort që gjithsecili prej nesh të jetë i kujdesshëm në respektimin e këtyre rregullave që janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit dhe rikthimin sa më parë në jetën normale të mëparshme.


Postimi i plotë i Ministres Kushi:

Më këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! Suksese e mbarësi të gjithëve! 

Publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,360 Lexime
3 vjet më parë