
Ministrja Kushi uron nxënësit për rikthimin në shkolla pas pushimeve
Ministrja e MAS Evis Kushi u ka uruar nxënësve suksese për rikthimin e tyre në shkolla, pas pushimeve me rastin e festave, ndërkohë i ka kujtuar ata që të bëjnë kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale u ka uruar nxënësve suksese për rikthimin e tyre në shkolla, pas pushimeve me rastin e festave.
Ajo i rikujton edhe një herë nxënësve dhe mësuesve që të jenë mjaft të kujdesshëm për masat anti-covid dhe higjienën, si një përgjegjësi e përbashkët për të mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.
Statusi i plotë i Ministres Kushi:
Të dashur nxënës,
Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t'u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.
Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.
Ndërkohë dua t'ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.
Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Fiqiri Çifliku: Ndryshimet e reja në vendimin për transportin e nxënësve dhe punonjësve arsimor
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat