Reagim

Ministrja Kushi reagon për tragjedinë e rëndë në Fier: Kambanë alarmi që nuk duhet të mbetet vetëm në mesazhe ngëshullimi

Ministrja e MAS, Evis kushi ka bërë një reagim të publik në lidhje me tragjedinë e rëndë të ndodhur në Fier. Ajo dha mesazhin se: “Të gjithë ne, mësues, prindër, institucione dhe gjithë shoqëria jemi përgjegjës që kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi”.

Ky më poshtë është reagimi i plotë që ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Evis Kuhi, ka dhënë për rastin tragjik që ka ndodhur në Fier: 


 “Sot në klasën e tretë të shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit mungon Mateo, një nxënës i shkëlqyer dhe një fëmijë i dashur për të gjithë shokët, shoqet dhe mësuesit.

Dje, Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël që nuk pati asnjë faj dhe nuk mund të mbrohej dot ndaj monstruozitetit të një krimineli, për të cilin çdo lloj dënimi sot është i pamjaftueshëm.

Sot, të gjithë duhet të reflektojmë për këto ngjarje të tmerrshme, për këta kriminelë që mund të gjenden kudo, për çdo rrezik të mundshëm dhune që mund të kthehet në një fatkeqësi shoqërore.

Sot, familja e Mateos së vogël ka marrë një plagë të pashërueshme dhe asnjë fjalë s’mund ta lehtësojë dhimbjen e tyre. Por, të gjithë ne, mësues, prindër, institucione dhe gjithë shoqëria jemi përgjegjës që kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi.

U prehsh në parajsë Mateo!”.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,698 Lexime
3 vjet më parë