Ministrja Kushi ngre alarmin për rastin të 13 vjeçarit nga Lushnja: Jo vetëm shkollat, por edhe familja e shoqëria të marrin përgjegjësi maksimale
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes së Lushnjes, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social. Kushi ka thwnw se Jo vetëm shkollat, por edhe familja e shoqëria të marrin përgjegjësi maksimale.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes së Lushnjes, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social.
Këtë shqetësim Ministrja Kushi e kishte ngritur edhe më parë disa herë, ku më e fundit ishte para disa ditësh në aktivitetin e prezantimit të projektit "Shkollat për Shëndetin", ku vuri në dukje përgjegjësinë e shkollës dhe familjes në këtë aspekt, si dhe theksoi nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.
Statusi i ministres Kushi:
URGJENTE!
Jam e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!
Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit "Shkolla për Shëndetin" ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.
Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Sugjerime për përmirësimin e udhëzimit mbi ndalimin e telefonave celularë në mjediset shkollore
OBSH: 98% e shkollave në Shqipëri tejkalojnë kufijtë e ndotjes PM 2.5, rrezik për fëmijët
Hartimi i projektit kurrikular