“Mësuesja më bëri të ndihem e veçantë”
Intervistë me Besa Kaziun, e cila tregon për marrëdhënien me mësuesit, si dhe falënderon mësuesen e klasës së parë e cila e bëri që të ndihej e veçantë.
Besa Kaziu lindur më 8 korrik 2000, në Dibër të Maqedonisë. Shkollën fillore e kreu në Dibër ndërsa shkollën e mesme prej vitit të dytë në qytetin e Tetovës në “Wodroow Wilson School”. Rrjedh nga një familje patriotike, por që i kushtonin shumë rendësi artit dhe shkencës. Si fëmijë ajo u rrit duke pasur kitarën në dorën e djathtë dhe kompjuterin në dorën e majtë. Besa preferon edhe sportin, madje është pjesëmarrëse në garat për basketboll. Ajo ka botën e saj misterioze, e cila i jep frymëzim për të shkruar këngë, nën shoqërinë e tingullit të kitarës.
Sa e rëndësishme është shkolla për ju?
Si fillim do kisha theksuar se shkollimi dhe edukimi janë primar për mua. Është i rëndësishëm për të vendosur baza shumë të shëndosha për një të ardhme më të mirë, për ta zgjeruar logjikën, për të qenë një njeri i sjellshëm dhe i kulturuar. Do kisha përmend edhe fjalët e Naim Frashërit i cili thotë: “... dhe drita e diturisë përpara do na shpjerë.”
A është i përshtatshëm ky lloj shkollimi?
Ka mënyra të ndryshme të shkollimit si profesional dhe të përgjithshëm. Për mendimin tim sistemi i shkollimit nuk është i përshtatshëm, sepse jo çdokush mund të jetë i mirë në të gjitha lëndët, edhe çdokush ka një talent, diçka të veçantë që e dallon nga tjerët, një aftësi që mund vetëm ai ta arrijë më mirë. Dhe besoj se duke u munduar të jemi të përkryer në të gjitha lëndët e mundshme do harrojmë atë talentin, atë aftësi dhe veçanti e cila do na tregonte se s’mund të jemi të përsosur.
Ku është dallimi mes shkollës private dhe publike?
Si një nxënëse e cila kaloi prej në një shkollë publike në shkollë private do kisha thënë se dallimi kryesor do ishte tek shprehja, vetëbesimi. Mendoj se shkolla private të jep më shumë liri për mendimin që ke, të dëgjon, të vlerëson, të mëson për të qenë një orator i mirë i cili mund të flasë lirshëm dhe me vetëbesim, e gjithë kjo ndikon shumë mirë për të krijuar një karakter të fortë.
Sa ndikim kanë pasur profesorët në formimin tuaj?
Si ndikim i parë për formimin mendoj se është familja. Por sigurisht që edhe profesorët do ndikojnë, mund të të ndihmojnë që të formosh një karakter të mirë, ti ndryshon disa mendime të këqija, por edhe e kundërta.
Cilët mësues ju kujtohen në këtë 7 mars? Ç'mesazh do ju përcillnit?
Në ketë 7 mars po më kujtohet mësuesja e parë, edhe dita e parë që nisa shkollën. Ashtu e buzëqeshur, ajo kishte një ngrohtësi e cila na bëri të gjithëve të ndjehemi të rëndësishëm, edhe të mësojmë, që ta bëjmë veten krenar, por edhe atë. Do e kisha falenderuar shumë që më bëri të ndihem e veçantë.
(Xhemazije Rizvani, Portali Shkollor)
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet