
Mësuesja Ilda Alushaj, 42 vite përkushtim në arsimin shqiptar
Ministrja e MAS Ogerta Manastirliu, ka shprehur mirënjohje për mësuesen Ilda Alushaj, e cila pas 42 viteve përkushtim në arsimin fillor del në pension. Autore tekstesh dhe trajnere në ALBAS, ajo ka lënë një trashëgimi të vyer për arsimin shqiptar. Mirënjohje e përjetshme!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një postim mirënjohjeje për mësuesen e shquar Ilda Alushaj nga shkolla “Lidhja e Prizrenit”, Tiranë, e cila, pas 42 viteve në shërbim të arsimit, do të dalë së shpejti në pension.
“Mësuese Ilda, pas më shumë se 4 dekadave që ka ndikuar në formimin e nxënësve, duke i ndihmuar ata të arrijnë rezultate të shkëlqyera në testime dhe duke kontribuar si autore dhe bashkautore në librat për mësuesin në lëndët si Gjuhë Shqipe, Histori dhe Edukimi për Shoqërinë,” – shkruan ministrja Manastirliu në postimin e saj, duke theksuar përkushtimin dhe profesionalizmin që mësuesja ka sjellë gjatë gjithë karrierës së saj.

Postimi i ministres , Ogerta Manastirliu
Dhe pikërisht kështu! Roli i mësuese Ildës shkon përtej klasës. Për vite me radhë, ajo ka bashkëpunuar me Shtëpinë Botuese Albas, duke kontribuar në krijimin e teksteve shkollore cilësore për arsimin fillor. Po ashtu, përmes trajnimeve të ndryshme, ajo ka dhënë një ndihmesë të vyer në formimin e mësuesve të tjerë, duke i pajisur ata me metoda bashkëkohore dhe praktika efektive mësimore.
Kontributi i saj për arsimin shqiptar mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë mësuesit dhe një trashëgimi e çmuar për brezat e rinj. Mësuesja Ilda Alushaj është dëshmia e gjallë e asaj çka arrihet kur pasioni dhe profesionalizmi bashkohen në shërbim të edukimit.
I urojmë shëndet dhe gëzim në kapitullin e ri të jetës së saj!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kartolinat për festat e 7 dhe 8 Marsit të krijuara nga nxënësit shqiptar dhe kosovar
Mësuesja Mimoza Keçi, dedikim për maturantët e saj: Mes nesh nuk ka lamtumirë…
Ja si do të ishte një shkollë dhe mësimdhënie ideale