Mësuesi, kjo figurë poliedrike, aset i investimit shoqëror
Roli i mësuesit është të kthehet në modelin social që duhet ndjekur. Të përfaqësojë atë çfarë një vend ofron për t’u ndjekur. Të përfaqësojë avangardën. Të ndërtojë e ndryshimin, përshtasë shijen dhe reagimin e shoqërisë ndaj ndryshimit.
Prej shumë kohësh figurës së mësuesit i janë zgjeruar atributet. Ai prej dekadash e ka kaluar pragun e të qenit thjesht një kalues i njohurive të një lënde të veçantë nga vetja tek nxënësi. Nuk është më qendra e të mësuarit, por fokuson nxënësin e nevojat e këtij të fundit për dije. Kjo nuk do të thotë aspak që roli i mësuesit është zbehur, përkundrazi, ai është e duhet ndërtuar si figurë poliedrike e pajisur më një tërësi kompetencat të cilat i mundësojnë udhëheqjen e nxënësit drejt suksesit.
Mësuesi beson në përparimin e nxënësit. Orienton dëshirat e tij. Zhvillon aftësitë. Ngulmon në punën e qëndrueshme e të vazhdueshme të ndërtimit të dijes. Ndërton aftësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Dhe përpos kësaj, ka pjesën e tij të përgjegjësisë së mirëqenies së nxënësit. Ndërton mjedis të përshtatshëm për të siguruar marrjen e një njohjeje shkencore të shëndetshme. Ndërton kompetencat për të siguruar përshtatshmërinë e nxënësit jo vetëm në sistemin arsimor shqiptar, por edhe në atë Evropian, komunitet në të cilin po kërkojmë të arrijmë.
Çdo input njerëzor i investuar në përparimin e shoqërisë është rezultat i punës së një mësuesi. Dhe po në të njëjtën mënyrë, çdo autput i sistemit është po rezultat i punës së tij. Ajo që mbetet për t’u parë është përgjegjshmëria dhe përgjigjshmëria e shtetit ndaj rolit dhe nevojave të mësuesit në mënyrë të tillë që ky i fundit të kthehet në një haset të investimit shoqëror.
Roli i mësuesit është të kthehet në modelin social që duhet ndjekur. Të përfaqësojë atë çfarë një vend ofron për t’u ndjekur. Të përfaqësojë avangardën. Të ndërtojë e ndryshimin, përshtasë shijen dhe reagimin e shoqërisë ndaj ndryshimit. Ndaj bashkangjitur figurës së tij duhet të ndërtohet një rreth i ngushtë bashkëpunëtorësh. Të vendosur në një marrëdhënie të qëndrueshme komunikimi dhe duke përfshirë aktorët kryesorë të shoqërisë; prindërit, nxënësit, komunitetin, do të bëhen të dukshme rezultatet e rolit të mësuesit. Këtij modeli të qëndrueshëm orientimi në të shkuarën, të tashmen e të ardhmen i përkasin gjithë meritat e përparimit të shoqërisë që vazhdimisht ndryshon formën e përmbajtjen e saj, mbështetur në figurën që ofron mësuesi.
Blerina Gjika, mësuese letërsie, shkolla "Jakov Xoxa", Fier.
(Portali Shkollor)
“Dhe Medea zgjodhi…”
Virtytet dhe vetitë që unë vlerësoj më tepër tek një njeri
Letra e mësueses italiane, Rosanna Badalamenti: E dashur ministre, unë nuk kam çfarë të vlerësoj!