Platforma shkollore Albas e-libër

Mësues, përdorni librin digjital për të zhvilluar orët e hapura

Teknologjia bën të mundur krijimin e klasave virtuale, përdorimin e materialeve multimediale dhe një orë mësimi interaktive, ku në qendër është nxënësi dhe jo mësuesi, pasi ky i fundit është udhëheqës i nxënësit drejt suksesit.

Kjo periudhë e vitit shkollor i është dedikuar orëve të hapura mësimore, ku ftohen të marrin pjesë dhe të ndjekin nga afër një orë mësimi, kolegë, prindër apo kushdo tjetër i interesuar për të parë se si zhvillohet një orë mësimi.


Mësuesit përgatiten çdo ditë për të përcjellë dije te nxënësit e tyre. Mbledhin materiale, hartojnë ditarin, kërkojnë mjete të cilat do e bënin nxënien më të lehtë dhe orën e mësimit më interaktive.


Portali Shkollor ju propozon mësuesve që në orët e hapura të përdorin tekstet shkollore digjitale dhe platformën shkollore Albas e-libër.


Libri digjital bën të mundur që mësuesi të bëjë pjesë të përgatitjes edhe nxënësin duke krijuar profilin e personalizuar dhe grupet përkatëse. Mësuesi mund të shpërndajë në grup materiale të cilat mund t’i shikojnë nxënësit si: detyra, teste, ushtrime etj. Në këtë mënyrë, mësuesi dhe nxënësit bashkëpunojnë në distancë dhe virtualisht janë në klasë dhe ndjekin njëri-tjetrin.


Libri digjital është i pasur me materiale multimediale si: audio, video, foto, 3D, linqe, materiale te tjera shtesë. Ju mund t’i përdorni këto materiale në klasë dhe të diskutoni me nxënësit rreth tyre. Videot dhe audiot nuk janë të gjata, gjë kjo e planifikuar që nxënësit të mos shpërqëndrohen por njëkohësisht edhe ora e mësimit ka ritëm.


Por, nëse mësuesi nuk ësht i kënaqur me këto materiale ai mund të gjejë materiale të tjera dhe t’i shtojë në tekstin digjital. Nuk ka nevojë që materialet t’i marrë me USB, pasi mund t’i ngarkojë në shpi në tekst dhe kur të shkojë në klasë i ka në libër. Mësuesi mund të pasurojë librin duke bërë kështu që ora e mësimit të jetë e gjitha e planifikuar.

Mësues, ju duhet të dini që platforma shkollore Albas e-libër nuk ka nevojë për internet. Vazhdimisht ka probleme me internetin në shkollë, prandaj ju bëjmë me dije se ju keni nevojë për internet vetëm në momentin që shkarkoni librin, më pas ju mund të punoni pa internet. Kjo është bërë e mundur vetëm për të lehtësuar punën tuaj të përditshme, pasi ju shpesh herë përballeni me vështirësi të ndryshme.


Në çdo kohë ne ju ofrojmë mbështetje teknike.

Ju mund të na shkruani në [email protected] ose të na kontaktoni në 069 20 58 402. Ditaret e orëve të hapura, fotot dhe videot nga kjo orë mësimi nëse doni që t’i ndani me kolegët në Portalin Shkollor na shkruani në [email protected].


Portali Shkollor, bota shkollore në një vend!

12,143 Lexime
6 vjet më parë