
“Mësues për Shqipërinë”, testimi zhvillohet të shtunën
DAR Tiranë njofton se testimi i të gjithë kandidatëve të regjistruar në portalin “Mësues për Shqipërinë” do të zhvillohet ditën e shtunë, me datë 21 janar 2017 në ambientet e gjimnazit “Ismail Qemali” dhe gjimnazit “Sami Frashëri”.
Drejtoria Arsimore e Tiranës jep detaje se si do të zhvillohet testimi për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar online në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Të gjithë kandidatët e DAR Tiranë, qytet, duke filluar nga dita e hënë datë 16 janar 2017, duhet të paraqiten pranë zyrave të këtij institucioni për t'u pajisur me ID përkatëse, kusht ky i domosdoshëm për të hyrë në provim. Pajisja me ID e të gjithë kandidatëve do të realizohet nga specialistët e sektorit të burimeve njerëzore.
ID është e vlefshme dhe do t’i shoqërojë kandidatët në të gjitha njoftimet e bëra për portalin “Mësues për Shqipërinë 2016”. Testimi do të zhvillohet ditën e shtunë, me datë 21 janar 2017 në ambientet e gjimnazit “Ismail Qemali” dhe gjimnazit “Sami Frashëri”.
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit