MAS

“Mësues për Shqipërinë”, sistemi i emërimeve në arsim

Ditën e shtunë mësues nga i gjithë vendi do të testojnë dijet e tyre në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Në qytetin e Tiranës me anë të portalit “Mësues për Shqipërinë” janë punësuar 181 mësues, në vitin 2015 u punësuan 159 mësues.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla një takim me rreth 340 mësuesit e punësuar nga portali “Mësues për Shqipërinë” në qytetin e Tiranës.

Në fjalën e saj ministrja Nikolla theksoi se portali “Mësues për Shqipërinë” është sistemi ynë i ri i emërimeve në arsim. "Asnjërit nga ju nuk i është dashur më të kalojë nga zyra e drejtorit të DAR për të treguar teserën e partisë apo zarfine korrupsionit për t’u punësuar në arsim."

Portali “Mësues për Shqipërinë” në këto dy vite ka mundësuar që secili nga mësuesit që kanë marrë pjesë të marrë atë çfarë realisht meriton.

Mësuesit në fjalën e tyre theksuan se portali ishte për ta nisja e një epoke të re në arsimin shqiptar, ku sipas tyre më në fund u vlerësuan në saj të meritës dhe dijeve:

Ditën e shtunë mësues nga i gjithë vendi do të testojnë dijet e tyre në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Në qytetin e Tiranës me anë të portalit “Mësues për Shqipërinë” janë punësuar 181 mësues ndërkohë që në vitin 2015 u punësuan 159 mësues.

2,118 Lexime
7 vjet më parë