Mësues për Shqipërinë, 6000 kandidatë testojnë njohuritë
Nga data 6 mars deri më 30 prill kandidatët për mësues do t`i nënshtrohen testimit të njohurive. Për herë të parë provimi do të jetë digjital, ndërsa kandidatët do të njihen me rezultatet në kohë reale.
Nga data 6 mars deri më 30 prill kandidatët për mësues do t`i nënshtrohen testimit të njohurive. Për herë të parë provimi do të jetë digjital, ndërsa kandidatët do të njihen me rezultatet në kohë reale.
Rreth 6000 kandidatë për mësues por edhe arsimtarë të cilët dëshirojnë të grumbollojnë më shumë pikë do t`i nënshtrohen testimit.
Ministrja Lindita Nikolla tha se provimi do të zhvillohet nga data 6 mars deri më 30 prill, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në kryeqytet.
Për herë të parë testimi nuk do të kryhet me laps dhe letër por në kompjuter, ndërsa mësuesit do të njihen në kohë reale me rezultatin e vlerësimit.
Ministrja Nikolla garantoi se portali i ri Mësues për Shqipërinë i jep fund korrupsionit dhe nepotizmit.
Nikolla: Më shumë transparencë, shërbim cilësor, më shumë meritë. Gjithçka që teknologjia na mundëson ne e vëmë në shërbim të testimit Mësues për Shqipërinë dhe ajo që është shumë e rëndësishme për ta thënë me zë të fortë: Kemi mundësuar falë punës së specialistëve, një situatë ku korrupsioni e ka të pamundur për të ndërhyrë si në procesin e vlerësimit të testimeve dhe sigurisht edhe më pas kur mësuesit i drejtohen shkollave të Shqipërisë.
Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, tha se procesi do të jetë transparent dhe i besueshëm.
Rezana Vrapi: Kohëzgjatja do të jetë një orë me një numër të caktuar pyetjesh. I gjithë procesi është i monitoruar në mënyrë shumë të rreptë nga ana e Qendrës, nën monitorim edhe të kamerave, monitorim edhe individësh.
Portali Mësues për Shqipërinë tanimë njofton në kohë reale mësuesit për një vend vakant duke i lajmëruar përmes emailit.
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!