“Mësues për Shqipërinë”
Informacioni i mëposhtëm ju shërben të gjitha kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testimit “Mësues për Shqipërinë”. Njoftime, kalendari si dhe lista emërore e kandidatëve.
Iniciativa e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri ka si qëllim të sigurojë mësimdhënien e qëndrueshme në te gjithë vendin, garantimin e cilësisë në arsim nëpërmjet angazhimit të të rinjve dhe të rejave që kanë mbaruar studimet e tyre në fushën e mësimdhënies, dhe që, pavarësisht burokracive dhe pengesave të shumta, nuk e kanë humbur shpresën se një ditë do të kontribuojnë në fushën për të cilën kanë investuar.
Njoftim për kandidatët me pasaktësi në të dhëna
Njoftim web per testimin e informatizuar "Mësues për Shqipërinë"
Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar”, ju bëjmë me dije sa më poshtë:
- Testimi i informatizuar do të fillojë në datën 6 Mars 2018.
- Në vijim do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse për zhvillimin
e testimit të informatizuar.
Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar.
Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:
1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) (dokumenti origjinal);
2. Kopje të Kartë ID ose Pasaportë;
3. Formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të konkurrimit.
Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e
informatizuar.
Për paraqitjen në qendrat e testimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:
1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit
gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi;
2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit;
3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit.
Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, mbiemrin, profilin si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.akp.gov.al, faqja e parë “Provimet e Shtetit” dhe rubrika “Njoftime”, lista e kandidatëve për testimin e informatizuar.
Lista Emërore për Testimin e Informatizuar të Mësuesit Mars-Prill 2018
Organizimi i testimit të informatizuartë mësuesit (portali e mësuesit), mars-prill 2018
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!