
Mësimi nga shtëpia, Shahini publikon udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar së fundmi udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë. Njihuni më në detaje me të.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar së fundmi udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.
Në këtë udhëzues, i cili ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre virtuale, gjenden udhëzime në lidhje me vijueshmërinë e mësimit në kushtet e shtëpisë, me realizimin e programit lëndor të klasës përkatëse, si dhe me procedurat e vlerësimit të nxënësve në funksion të përmbushjes së kërkesave të kurrikulës.
Nga fillimi i javës së tretë të mësimit në kushtet e shtëpisë, mësuesit duhet të vlerësojnë pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e nxënësve për të përgatitur rregullisht detyrat e dhëna, si dhe arritjet e tyre në nxënien e njohurive të fituara.
UDHËZUESI NË PDF
(Portali Shkollor)
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Hapen dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT