KONFERENCË PËR ARSIMIN

Mësimdhënia gjatë pandemisë, Ministrja Kushi: Mësuesit, heronjtë e ditës

Gjatë një konference për shtyp Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se mësuesit janë heronjtë e ditës pasi ata po punojnë me përkushtim pavarësisht situatës së rëndruar të përhapjes së COVID-19. Kushi tha gjithashtu se nxënësit janë më të mbrojtur brenda ambienteve të shkollave.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se mësuesit, pas mjekëve dhe infermierëve, janë heronjtë e ditës, pasi sipas saj, ata po punojnë me përkushtim në një situatë të pazakontë dhe rreziku prej COVID-19. 


Në fjalën e saj ministrja Kushi u shpreh se nxënësit janë më të mbrojtur brenda ambientet e shkollave sa sa jashtë dyerve të tyre kjo sipas vëzhgimeve që ajo ka bërë në shkolla të ndryshme të vendit, madje vëshgimet sipas ministres kanë qenë edhe të papritura për stafet dhe nxënësit.  


Ajo tha se buxheti i vitit 2021 përcakton një fond shtesë për arsimin dhe rritjen e pagave. Mes të tjerash ministrja tha se ky sektor ka pësuar përmirësime. Po ashtu ministrja tha se tashmë nuk ka raste abuzime kur deputetët apo zyrtarët ndërhynim për të punësuar mësues, pasi ata kalojnë përmes një procesi transparent siç është portali “Mësues për Shqipërinë”.


“Në buxhetin e 2021, për sektorin e arsimit ne i përmbahemi objektivave që kemi vendosur. Rritja e pagave është një nga lajmet më të mira që sjell ky buxhet. Mësuesit, pas mjekëve dhe infermierëve, janë heronjtë e ditës. Ata po punojnë me përkushtim. Nuk ka më raste kur ndërhynin deputetët apo jepej lekë për vendin e punës”, tha ministrja Kushi.



Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,998 Lexime
4 vjet më parë