Shprehjet më të mira për mësuesit

Mësimdhënia është art dhe shkencë në të njëjtën kohë

Mësimdhënia është abstrakte dhe konkrete, kreative dhe e vazhdueshme. Bëhet fjalë për njerëz që janë plot ide. Ka të bëjë me përmbajtjen, mendjet, të shkuarën, të ardhmen, mësimdhënia dhe mësimnxënia së bashku janë shkaku dhe pasoja.

Mësimdhënia është abstrakte dhe konkrete, kreative dhe e vazhdueshme. Bëhet fjalë për njerëz që janë plot ide. Ka të bëjë me përmbajtjen, mendjet, të shkuarën, të ardhmen (ato që arrijmë të imagjinojmë), mësimdhënia dhe mësimnxënia së bashku janë shkaku dhe pasoja.


Duke pasur parasysh çfarë lexuam më lart, kemi përzgjedhur disa nga shprehjet më të goditura për mësimdhënien, nga këndvështrime, kultura, kombësi ...  të cilët na bëjnë të jemi të “ndryshëm”. 


Mesazhi dhe forma është lehtësisht e kuptueshme.


Shprehjet më të mira për mësimdhënien:


“Edukimi nuk është mbushja e një gotë bosh, por ndezja e zjarrit”.  

(W.B. Yeats)


“Mësimdhënia nuk është një art i humbur, por respektimi i saj është një traditë e humbur”. (Jacques Barzun)


“Unë kurrë nuk i mësoj nxënësit e mi; Unë vetëm përpiqem të siguroj kushtet në të cilat ata mund të mësojnë.” 

(Albert Ajnshtajni)


“Mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit.” 

(Aristoteli)


“Unë nuk mund t'i mësoj askujt asgjë, unë vetëm mund t'i bëjë ata të mendojnë.” 

(Sokrati)


“Ata që dinë, bëjnë. Ata që kuptojnë, mësojnë.” 

(Aristoteli)


“Unë nuk mund të jem mësues pa e njohur vetveten.” 

(Paulo Freire)


“Mësuesi i vërtetë mbron nxënësit e tij kundër ndikimit të tij personal.” 

(Amos Bronson Alcott)


“Në një shoqëri krejtësisht racionale, më të mirët do të ishin mësues dhe pjesa tjetër prej nesh do të duhej të vendoste për diçka tjetër”. 

(Lee Iacocca)


“Mësuesi jo i mirë thjesht tregon. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi profesionist inspiron.” 

(William Arthur Ward)


“Mësuesit më të mirë janë ata që ndryshojnë mendim.”

(Terry Heick)


“Mësuesi i mirë është si qiriri – konsumon veten për t’i ndriçuar rrugën të tjerëve.” 

(Mustafa Kemal Atatürk)


“Mësimdhënia është ai profesion që krijon të gjitha profesionet e tjera.”

(Nuk dihet kush e ka thënë këtë shprehje)


“Një mësimdhënia e mirë ndahet në ¼ përgatitje dhe ¾ improvizim.”  

(Gail Goldwin)


“Armiku më i keq është mësuesi yt më i mirë.” 

(Buda)


“Detyra e një mësimdhënësi është t’i mësojë nxënësve të njohin karakterin e tyre.”  

(Joseph Campbell)


“Të gjitha mësimet janë referenca të thjeshta. Eksperienca e vërtetë është të jetosh jetën tënde.” 

(Ming-Dao Deng)


“Arti i mësimdhënies është të dish të sugjerosh.” 

(Henri-Frédéric Amiel)


“Mësimdhënia demonstron që diçka është e mundur. Mësimi të ndihmon ta bësh të mundur për veten tënde.” 

(Paulo Coelho)


“Mund t’i mësoj dikujt gjithçka që di, por vetëm eksperienca do ta bindë për vërtetësinë e atyre që i ke mësuar.” 

(Richelle E. Goodrich)


“Nuk ka dështime. Vetëm mësime.” 

(Robert Allen)


“Shenja më e madhe e suksesit për një mësues është ata mund të thonë: Nxënësit po punojnë sikur unë të mos ekzistoja.” 

(Maria Montessori)


“Pyetja që duhet të shtrohet është “Si mund të mësojnë më mirë?” dhe jo “A mund të mësojnë?”” 

(Jaime Escalante)


“Duhet të kesh një zemër të madhe për të ndihmuar në gdhendjen e mendjeve të vogla.”

(Nuk dihet kush e ka thënë këtë shprehje)


“Mësimdhënësit e mirë janë ata që të tregojnë se ku duhet të shohësh por jo se çfarë duhet të shohësh.” 

(Alexandra K. Trenfor)


“Studimi pa reflektim është humbje kohe; reflektimi pa studiuar është i rrezikshëm.”

(Nuk dihet kush e ka thënë këtë shprehje)


“Nëse një nxënës nuk mëson me mënyrën që ne shpjegojmë, ndoshta duhet të mësojmë të shpjegojmë në mënyrën që ato mësojnë.” 

(Ignacio ‘Nacho’ Estrada)


“Synimi i jetës është të zbulosh dhuntinë tënde. Qëllimi i saj është ta ndash me të tjerët.” 

(Pablo Picasso)


“Dëgjimi është aftësia më e vështirë për të mësuar dhe më e rëndësishmja për të pasur.” 

(Nuk dihet kush e ka thënë këtë shprehje)


“Nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm, krijoni për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë tonë.” 

(Guy Kawasaki)


(Portali Shkollor)

12,850 Lexime
7 vjet më parë