Mentor Kikia: Kush e ka fajin për degradimin e një gjenerate?
Besojmë se i keni parë videot e fundit që kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, ku disa nxënëse nga shkolla të ndryshme në Tiranë godasin keqazi bashkëmoshataret e tyre. Kush e ka fajin për dhunën mes adoleshentëve? Gazetari i njohur Mentor Kikia e ka një përgjigje!
Isha mbrëmë në një program televiziv duke folur për dhunën mes adoleshentëve, me shkas nga një video ku një tufë vajzash 13 vjeçare “shqyenin” një bashkëmoshataren e tyre.
Po përpiqeshim të gjenim shkakun e kësaj rrokullisjeje të shoqërisë...
Kush e ka fajin?
Familja, shkolla, policia, drejtësia, bashkia, qeveria …?
Ndërkohë në faqen time në fb, dikush me kishte dërguar këtë mesazh.
“Mirëmbrëma z.Mentor.
Po ju ndjek në emision.
Jam një punonjës me fugon që çoj fëmijët në njërën shkollë, dhe nga ato që shikoj ngelem i shokuar.
1-Faji total i prindërve, se në se një mësues qorton sadopak një fëmijë, ai mbërrin menjëherë në shkollë dhe është gati të vrasi mësuesin.
2-Edhe një grindje e vogël në mes dy apo tre fëmijëve, vjen prindi dhe thotë kush është ai që të ‘goditi’ që ta rrah.
3-Mësuesi shprehet troç që këto që janë problematikë na rrahin edhe neve, jo vetëm ata por edhe prindërit e tyre.
Unë si dëshmitar okular e kam nxjerr konkluzionin, edukata familjare a prindërore ka rënë për tokë.
Të përshëndes!”
Nga Mentor Kikia
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat