Më 11 shtator nis viti i ri akadamik 2017-2018
Sipas udhëzimit të publikuar nga MAS të firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe ai i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi e hëna e dytë e shtatorit është dita e parë e shkollës për nxënësit e arsimit parauniversitar.
Viti i ri akademik 2017- 2018 në mbarë vendin nis më 11 shtator. Sipas urdhërit të publikuar nga MAS të firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe ai i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi e hëna e dytë e shtatorit është dita e parë e shkollës për nxënësit e arsimit parauniversitar.
Viti shkollor është parashikuar të përfundojë më 7 qershor të 2018-s për 9- vjeçaren dhe një javë më vonë për shkollat e mesme. Datat e mësipërme nuk vlejnë për ata që përfundojnë vitin e ardhshëm ciklin e mesëm të ulët. Për shkak të përgatitjeve për provimet e maturës shtetërore, nxënësit e vitit të fundit e mbyllin vitin mësimor në fund të muajit maj.
Muaji qershor është muaji i provimeve të fundit të nxënësve që mbyllin arsimin bazë dhe ata të maturës shtetërore. Minimaturantët do të testohen në intervalin midis 11 dhe 30 qershorit, ndërsa për maturantët provimet nisin më herët e zgjasin deri në fund të muajit qershor.
Maturantët do të mbyllin ciklin mësimor një javë përpara të tjerëve, më 31 maj, ndërsa një ditë më vonë hyjnë në periudhën e provimeve. Nxënësit e arsimit profesional kanë data të ndryshme për provimet. Niveli I dhe II do të testohen në periudhën nga 4-15 qershor, ndërsa niveli III nga 28 maji deri më 1 qershor të 2018-s. I gjithë muaji qershor do të jetë në dispozicion për maturantët e profesionales.
Edhe për nxënësit e shkollave profesionale viti i ri akademik nis më 11 shtator, ndërsa përfundimi i shkollës ndryshon në varësi të strukturës së profilit të arsimit që ndjekin nxënësit e profesionales. Kështu, nxënësit e klasave të dhjeta mbyllin vitin shkollor më 14 qershor, po ashtu edhe ata të klasave XII, të strukturës 2+2 dhe nxënësit e klasave XI e XII 4-vjeçare. Ndërkaq, maturantët dhe nxënësit e klasave XI e XII (struktura 2+2 dhe 2+1+1) e përfundojnë mësimin që më datën 31 maj.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës