Mbyllet me sukses trajnimi në Vlorë!
Qendra e Trajnime Albas zhvilloi me sukses trajnimin në qytetin e Vlorës. Kërkesa për të marrë pjesë në trajnim ishin të shumta. Mësuesit treguan interes të lartë, për të marrë njohuritëë shtesë, të cilat u nevojiten në punën e tyre të përditshme.
Qendra e Trajnime Albas zhvilloi me sukses trajnimin në qytetin e Vlorës. Kërkesa për të marrë pjesë në trajnim ishin të shumta. Mësuesit treguan interes të lartë, për të marrë njohuritëë shtesë, të cilat u nevojiten në punën e tyre të përditshme.
Kjo u vu re nga numri i madh i pjesëmarrësve por edhe nga vëmendja e tyre për të ngritur pyetje apo diskutime të rëndësishme sa i takon profesionalizmit në mësimdhënie rreth kësaj çështjeje.
Nga komunikimi me trajneren Natasha Poroçani u kuptua se ky modul demonstroi, që edhe pse është një temë e trajtuar shumë kohët e fundit, mësuesit ndiejnë nevojën për të folur rreth aspekteve të ndryshme të kurrikulës, për të shkëmbyer eksperiencat dhe për t’u përmirësuar.
Nëpërmjet këtij moduli mësuesit u njohën me çështje që përbëjnë interes për zhvillimin e orëve mësimore nga ta, por edhe me çështjetë rëndësishme të programeve të reja.
Konkretisht në modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” u trajtuan çështje të tilla si:
- Mësimdhënia dhe të nxënët bazuar në kompetenca;
- Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca;
- Reflektimi i metodave të mësimdhënies;
- Nxënia ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit;
- Kuptimi mbi situatën e të nxënit;
- Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme;
- Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Ndërkohë, gjatë seancave të pushimit, mësuesit bënë evidentime sa i takon zhvillimit të trajnimit ku për ta vëmendje kishte tërhequr profesionalizmi i trajnerëve, materialet e bollshme dhe të pasura me informacion, shembujt praktikë dhe puna në grupe, mjediset e këndshme të punës si dhe mikpritja që ofronte qendra.
Gjithashtu, mësuesit të cilët ishin pjesë e këtij moduli, “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, pohuan domosdoshmërinë e trajnimeve të tilla, pasi një njohje më e detajuar e këtyre kurrikulave do ta lehtësojë punën e tyre në klasë.
Një tjetër modul i suksesshëm ishte edhe Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës. Trajtuan problematiakt, sfidat me të cilat hasen çdo ditë mësuesit ndihmës. Trajnierja kishte parasysh të gjithë ngarkesën që këta mësues kanë, duke u përpjekuar të bënte shpjegime të imtësishme.
Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:
• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.
Vetë prania e Rita Petros do i jete një tjetër dimension trajnimit, duke ofruar më shumë informacione, bashkëbisedime, problematika, që lidheshin me tekstet shkollore, por jo vetëm.
Albas zhvillon trajnime me kredite në Fier
QTPA trajnim më 4 korrik, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
Në datat 13-15 prill zhvillohen trajnime me kredite në Kukës