NJOFTIM

Mbi zhvillimin e provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit

Zyra Vendore Arsimore Tiranë, njofton të gjithë kandidatët e interesuar për provimin e shtetit, që plotësojnë kriteret ligjore, se afati i dorëzimit të dokumentacionit do jetë nga data 04.03.2021 deri më datë 11.03.2021.

Zyra Vendore Arsimore Tiranë, njofton të gjithë kandidatët e interesuar për provimin e shtetit (Licenca), që plotësojnë kriteret ligjore, se afati i dorëzimit të dokumentacionit do jetë nga data 04.03.2021 deri më datë 11.03.2021.


Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet me rrugë postare në adresën: Zyra Vendore Arsimore Tiranë, Rruga “Jeronim de Rada”, Tiranë.


Dosja do të përmbajë këto dokumentacione, për ata kandidatë që janë për herë të parë:

1-CV

2-Librezë Pune (e noterizuar)

3-Diplomë e nivelit të parë, listë notash (të noterizuar)

4-Master i Shkencave ose Master Profesional, listë notash, vetëm ata që kanë profilin në mësuesi (e noterizuar)

5- Fotokopje e kartës së ID

6-Vërtetim të gjendjes gjyqësore

7-Vërtetim vendbanimi


Dosja do të përmbajë këto dokumentacione, për ata kandidatë që nuk kanë rezultuar fitues në sezonet e mëparshme:

1-Fotokopje të Diplomës së Nivelit të parë

2- Fotokopje të Diplomës së Masterit Shkencor ose Profesional në fushën e mësuesisë

3-Fotokopje e kartës së  identitetit

4-Të përcaktoni saktë herën e pjesëmarrjes suaj në provim.



Burimi: http://zvatirane.edu.al/index.php/njoftime/299-njoftim-per-provimin-e-shtetit-per-profesionin-e-rregulluar-te-mesuesit


Publikim Parajsa Shtini

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,061 Lexime
3 vjet më parë