Mbi udhëzimin për kujdesin dhe masat anti COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare
Nëse marrim parasysh një shkollë me mbi 1000 nxënës (ka të tilla, jo më pak se sa 70 vetëm në qytetin e Tiranës) do duhej për rreshtim një sipërfaqe 2 herë më e madhe, pra sa dy të tretat e fushës së futbollit. A kemi shkolla që kanë oborre të tilla?!
HYRJA E DALJA NË SHKOLLË
“Nxënësit hyjnë në shkollë pasi të jenë vendosur në distancë 2m larg njëri nga tjetri”, thuhet në udhëzim.
Duket si një kërkesë normale, por për mua pa llogjikë. Po bëj pak matematikë (arithmetike) për t’u kuptuar më mirë.
Për 15 nxënës të një klase të vendosur njëri pas tjetrit me këtë distancë njëri nga tjetri nevojiten rreth 35 m gjatësi (ruhet distanca edhe nga mësuesit dhe murin rrethues).
Një shkollë me 500 nxënës ka 20 klasa me 15 nxënës secila dhe secili rresht ka distancën 2m njëri nga tjetri, pra nevojiten minimum 40 m gjerësi. Kjo situatë kërkon një oborr me përmasa minimale 40mx40m, afërisht sa një e treta e një fushe futbolli.
Nëse marrim parasysh një shkollë me mbi 1000 nxënës (ka të tilla, jo më pak se sa 70 vetëm në qytetin e Tiranës) do duhej për rreshtim një sipërfaqe 2 herë më e madhe, pra sa dy të tretat e fushës së futbollit. A kemi shkolla që kanë oborre të tilla?!
QENDRIMI NË KLASË
Nxënësit do ulen një për çdo bankë thuhet në udhëzim dhe “këshillon” që klasa të ndahet në minimumin dy për një.
Udhëzuesit nuk kanë bërë këtë llogaritje të thjeshtë që do bëj unë vetëm për qytetin e Tiranës:
Një nga shkollat jo shumë të mëdha të Tiranës ka afërsisht 40 klasa me mbi 30 nxënës. Aktualisht, në këtë shkollë punojnë 60 mësues. Duke dyfishuar numrin e klasave do të dyfishohet edhe numri i mësuesve. Po të marrim në konsideratë 70 shkollat e Tiranës, i bie që për fillimin e vitit shkollor 2020 – 2021, VETËM për këtë qytet nevojiten 70 x 60 = 4200 mësues të tjerë (nuk them paga, pasi asnjë mësues nuk mund të bëj dyfishin e punës, sikur ti japësh edhe dyfishin e pagës. Energjitë janë te limituara. Edhe ato kane familje. Rendimenti i mësimdhënies nuk është ai i duhuri, ...).
Nëse kemi para(lekë) për t’i paguar, a kemi kaq mësues për të mos cenuar cilësinë e procesit mësimor?
Nëse për Tiranën i kemi edhe mësuesit, po për Durrësin, Shkodrën, Elbasanin, Fierin, Vlorën, Korçën, Dibrën, Matin, etj. etj..?!
JO, JO nuk kemi as para dhe as mësues, madje askund, por “udhëzuesit” nuk e dinë këtë.
LËVIZJA ME FURGON
Udhëzimi kërkon përdorimin e maskave në to dhe nuk thotë asnjë fjalë për distancimin fizik. Për mua, po të ishte gjithçka përdormi i maskave, nuk kish pse të mendonim të ndanim klasat në grupe me 15 nxënës secila, e cila ka një kosto të konsiderueshme. Udhëzuesit duhet të kërkojnë që në mjetet e transportit të ruhet distancimi, i cili për transportin e dedikuar do ketë kosto shtesë.
KUJDESI PËR NXËNËSIN
Nuk lejohen të dalin jashtë klasave nxënësit gjatë zhvillimit të mësimit, vetëm në rastet kur duhet të shkojnë në tualet?! Pse si e dinë udhëzuesit se klasat janë han dhe nxënësit mund të dalin kur të duan dhe sa herë duan?! Ajo që “më pëlqeu” në këtë paragraph, ishte se në rastet kur nxënësi shkon në tualet, ai/ajo/ata/ato duhet të shoqërohen. Gjykoni vetë mbi “non sense” të kësaj që thonë. Në fund, pa asnjë logjikë, kërkon përdorimin e ujit të ngrohtë, sapunit të lëngët, pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve disa herë në ditë, duke menduar se shkollat i kanë pa kursim ato?!
Nga Fatmir Vejsiu, ekspert në çështjet e arsimit
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Familja sot dhe roli i saj në shoqëri
Në ndihmë të mësuesit kandidat ose praktikant