BIBLIOTEKA E SHKOLLËS

Mbi bibliotekën e institucionit arsimor

Shpesh herë lind pyetja se cili ështe përgjegjësi i bibliotekës së shkollës apo në çfarë orari duhet të qëndrojë hapur. Më poshtë ju sjellim disa nga rregullat, mbi mënyrën sesi biblioteka duhet të funksionojë...

Biblioteka e institucionit arsimor

Ja se çfarë duhet të dini për bibliotekën e shkollës. Shpesh herë lind pyetja se cili ështe përgjegjësi i bibliotekës së shkollës apo në çfarë orari duhet të qëndrojë hapur. Më poshtë ju sjellim disa nga rregullat, mbi mënyrën sesi biblioteka duhet të funksionojë.


1. Biblioteka e institucionit arsimor, si rregull,  qëndron e hapur edhe pas përfundimit të orarit mësimor.


2. Lexues në bibliotekë janë nxënësit dhe mësuesit e shkollës. Përjashtimet përcaktohen në rregulloren e brendshme të institucionit arsimor.


3. Kujdestari i bibliotekës është mësues i institucionit arsimor


4. Drejtori: a) miraton rregulloren e bibliotekës, që hartohet nga një grup pune i përbërë nga mësues dhe nxënës; b) miraton përshkrimin e punës së kujdestarit të bibliotekës; c) cakton orarin ditor të funksionimit të bibliotekës.


5. Kujdestari ka këto detyra: 

a) Siguron shërbimin e bibliotekës për lexuesit e saj. 

b) Klasifikon e përpunon në baza shkencore dhe inventarizon librat e bibliotekës. 

c) Informon rregullisht lexuesit rreth prurjeve të reja në bibliotekë. 

ç) Bashkëpunon me punonjësit arsimorë të institucionit dhe nxënësit për pasurimin e bibliotekës. d) Zhvillon veprimtari të bibliotekës vetë, ose në  bashkëpunim me punonjësit arsimorë të institucionit, ose të ftuar.


6. Biblioteka mban kopjet e këtyre dokumenteve: Kodi i Punës, Ligji i Arsimit Parauniversitar, Dispozitat Normative, Kontrata Kolektive, Dokumentet zyrtare që i vijnë institucionit arsimor. Dokumentet kurrikulare të miratuara nga ministri.


7. Biblioteka ruan: a)  koleksionin e revistës “Mësuesi”; b) historikun e institucionit arsimor; c) tekstet alternative të dhëna nga shtëpitë botuese ose të blera nga shkolla.



(Portali Shkollor)

7,030 Lexime
5 vjet më parë