Matura, publikohen programet e reja orientuese

Ministria e Arsimit ka publikuar dje programet orientuese për të gjithë maturantët të cilët do i nënshtrohen provimeve me zgjedhje dhe atyre me detyrim

Do të jenë 9 grupe të lëndëve të cilat në vetvete do të kenë të tjera lëndë, ku maturantët mund të marrin informacionin e duhur në lidhje me pyetjet që do të përmbajnë testet e provimit.


Programet orientuese

Dokumenti i publikuar nga Ministria e Arsimit parashikon që do të jenë nëntë grupime të programeve orientuese për të gjithë maturantët të cilët do të përfundojnë ciklin e lartë të arsimit parauniversitar. Kështu, në listë janë gjeografia, gjuhë shqipe, gjuhet e huaja, histori, histori arti- muzikë-baleti, matematikë, shkenca natyrore, shkenca shoqërore dhe teknologji.  

Por për të gjithë këto programe janë parashikuar dy nivele të tyre, dhe më konkretisht lënda bërthamë dhe ajo e thelluar.


Kurse sa i përket gjuhëve të huaja ato do të jenë të nivelit B2 dhe B1, ndërsa gjuhet që janë bërë si gjuhë të dyta në shkollë dhe maturantët do ti selektojnë për provime me zgjedhje do të jenë të nivelit B1. Në programet e shkencave natyrore do të jenë fizika, kimia dhe biologjia por në dy variante, ajo bërthamë dhe ajo e thelluar. Kurse tek programi i shkencave shoqërore do të jetë psikologjia, filozofia, qytetaria, sociologjia dhe vetëm ekonomia do të jetë në bërthamë dhe e thelluar.


Provimet 

Ashtu sikurse edhe gjatë vitit të kaluar maturantët do ti nënshtrohen të njëjtave provimeve, çka do të thotë se 3 prej tyre do të jenë me detyrim dhe dy do të jenë provimeve me zgjedhje. Sipas Udhëzimit të MAS, provimet me detyrim do të jenë ai i Gjuhës së Huaj, Matematikës dhe Gjuhë shqipe- Letërsi. Më pas do të vijnë edhe provimet me detyrim të cilat do të përzgjidhen nga vetë nxënësit me anë të formularit A1.


Sipas udhëzimit të MAS maturantët do të kenë 24 lëndë ku edhe do të bëjnë zgjedhjen e dy prej tyreve. Këtë vit, procesi i pranimit të studentëve në Universitete ka ndryshuar plotësisht. Nuk do të jetë më Matura Shtetërore ajo që do të përcaktojë fituesit, por do të jenë vetë universitet të cilët do të vendosnin kriteret për pranimin e studentëve. Kështu, provimet e maturës do të jenë vetëm provime dalëse nga shkolla e mesme.


Ndërkohë pritet që nota mesatare do të luajë një rol tepër të rëndësishëm në provimet e maturës, pasi të gjithë maturantët do të duhet të sigurojnë nota më të larta. Në bazë të kësaj note por edhe kritereve të tjera të përcaktuara tashmë nga shumica e universiteteve në vend do të jenë ato që do bëjnë renditjen e kandidatëve sipas pikëve më të larta. 


Programet orientuese 

1. Gjeografia     

Gjeografi e thelluar

Gjeografi bërthamë

2. Gjuhë shqipe

Gjuhë shqipe dhe letërsi bërthamë

Gjuhë shqipe dhe letërsi e thelluar

Gjuhë shqipe dhe letërsi artistike, prof..

3. Gjuhet e huaja

Anglisht B1

Anglisht B2

Frëngjisht B1

Frëngjisht B2

Gjermanisht B1

Gjermanisht B2

Greqisht B2

Italisht B1

Italisht B2

Spanjisht B2

Turqisht B2

4. Histori

Histori bërthamë

Histori e thelluar

5. Histori arti- muzikë-baleti

Histori arti

Histori baleti

Histori muzike

6. Matematikë

Matematikë bërthamë

Matematikë e thelluar

Matematika gjimnazet gjuhësore

Matematika gjimnazet sportive

7. Shkenca natyrore

Biologji bërthamë

Biologji e thelluar     

Fizikë bërthamë

Fizikë e thelluar

Kimi bërthamë

Kimi e thelluar           

8. Shkenca shoqërore

Psikologji

Ekonomi e thelluar

Filozofi

Qytetari

Sociologji

9. Teknologji

Teknologji bërthamë     

Teknologji e thelluar

(Nga Sonila Isaku, Shqiptarja.com)

3,054 Lexime
8 vjet më parë